Ditën e sotme Rithemelimi mban primaret për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për bashkinë e Kukësit me 24 shtator.
Për të nxjerrë kandidatin garojnë Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.
Në listën e votuesve janë 2900 anëtarë të PD së Rithemelimit, ndërsa i pranishëm në Kukës është edhe Klevis balliu, sekretar organizativ.
Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish kryetarin e Bashkisë.
Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore.
Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator.