Zbardhja e masakrës zgjedhore dhe vijimi i betejës kundër Edi Ramës, është i vetmi objektiv që kryedemokrati Lulzim Basha ka shpalosur te demokratët. Garën e brendshme e sheh si detyrim statutor, e për këtë arsye ka zgjedhur të shkojë duarbosh, pa një strategji në takimet me strukturat, sesi PD mund të forcohet për të qenë fituese përballë socialistëve.
Megjithatë Basha ka pranuar se Partia Demokratike ka nevojë për ndryshime, duke nisur nga statuti, për të cilin është kritikuar ashpër, por nuk sqaron nëse ndryshimet do të përfshijnë edhe jetëgjatësinë e karriges së kryetarit, të paktën publikisht.
Pikërisht posti i kryetarit është pika e parë që Bashën e ndan nga 3 kandidatët e tjerë në garën për drejtimin e Partisë, Kadillin, Harxhin dhe Shehajn, të cilët fatin e liderit e shohin të lidhur drejtpërdrejtë me suksesin e partisë.
“Kryetari e udhëheq partinë për katër vjet. Mandati i kryetarit mbaron automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ai ose është Kryeministër, ose largohet pa asnjë justifikim e pa të drejtë rikandidimi”, thonë ata.
Të tre kandidatët përballë Lulzim Bashës suksesin e partisë e lidhin së pari me reformimin e saj, ndaj edhe kanë paraqitur platformat politike.
Në platformat e tyre, Kadilli dhe Harxhi kërkojnë një PD të bashkuar, i pari nëpërmjet një strukture organizimi të re, duke nisur nga degët e partisë, ndërsa e dyta duke rikthyer në parti, njerëzit me kontribute, që prej themelimit të PD.
Në platformën e Kadillit, parashikohet që administrimi i Partisë të drejtohet nga një këshill të urtësh që do të ketë mandat 6 vjeçar, ndërsa parashikon ndryshime, nga kauzat që do të udhëheqë, e deri ndryshimi i Kodit Zgjedhor apo kushtetutës.
Në platformën e Edith Harxhit po ashtu kërkohet një riogranizim i partisë, nëpërmjet një strukture të re me 3 hallka.
Pushteti legjislativ, i përbëre nga dy dhoma Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, Pushteti ekzekutiv, i përbërë nga Kryesia e Partisë; dhe Organet e pavarura, që mbikëqyrin veprimtarinë e Partisë në përputhje me Statutin e saj.
Agron Shehaj në programin e tij me katër shtylla kryesore dhe me moton PD, partia që fiton, kërkon ngritjen e një sistemi elektronik për shprehjen e mendimit dhe votimit nga anëtarësia.
Të tre kandidatët, bashkohen përballë Bashës edhe përsa i përket dy strukturave më të rëndësishme që sjellin jo pak vota, forumit rinor dhe të gruas, për të cilët kërkojnë po ashtu reformim në kauzat e tyre dhe përfshirjen në reale të tyre në parti.
Më 13 Qershor do të jetë anëtarësia ajo që do ta thotë fjalën e fundit. Demokratët do të vendosin nëse do të zgjedhin mes kauzës së Lulzim Bashës për të zbardhur masakrën zgjedhore, Fatbardh Kadillin që synon një PD më të madhe se kryetari, Edit Harxhit me një vizion të ri mbi vlerat e 1990, apo mes tyre do të zgjedhë ti besojë vizioneve të një sipërmarrësi, Agron Shehajt drejtimin e partisë.
DO jete parti me dy kryetar.I vetri,pra ekzistuar,I zgjedhur me vote,me largimin nje antar nje vote,I riu,se do te zgjidhet po me ate parim,por me nje kryetar mbi koke.Pastaj fillon ndeshjae demave
Përgjigju