Gara për Kushtetuesen dhe ILD-në/ Nga 49 kandidatë, 10 ikin (Emrat)

14 Maj 2019, 17:05| Përditesimi: 14 Maj 2019, 19:35

  • Share

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk kualifikon 10 nga 49 kandidatët në garë për gjyqtarë Kushtetues dhe kryeinspektorin e lartë të Drejtësisë.

ReportTv ka mësuar ekskluzivisht se këta kandidatë, 5 janë tërhequr dhe 5 nuk plotësojnë kriteret për anën profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Me përzgjedhjen e kandidatëve që plotësojnë kriteret pritet më pas të përzgjidhen gjyqtarët Kushtetues e kreu i ILD që do të zgjidh ngërçin e funksionimit të institucioneve të drejtësisë.

Lista e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi;
1. Alban Brati
2. Irena Reso
3. Theodhori Sollaku
4. Genci Ismaili
5. Avni Shehu

Lista e kandidatëve të ndaluar nga kandidimi;
1. Ardita Alsula
2. Denar Biba
3. Kristaq Traja
4. Vasil Bendo
5. Kostandin Kazanxhi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?