Nga kërcënimet tek lekët/ Pyetjet që duhet tu përgjigjen prokurorët që garojnë në SPAK

10 Korrik 2019, 14:05| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 16:53

  • Share

ReportTv ka mësuar se drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj është shprehur se nuk është kërcënuar në detyrën e saj, ndërsa nëse do t'i rikthehej edhe një herë pas dosjes së korrupsionit ku kërkoi dënimin e Artur Zotos, ish kreut të Burgjeve, do të kishte të njëjtën kërkesë.

Zoto u dënua në shkallë të parë me 3 vite burg, ndërsa Apeli e shpalli të pafajshëm duke rrëzuar provat e prokurores Imeraj kur ishte tek Krimet e Rënda.

Imeraj është shprehur se do të jetë më e suksesshme si pjesë e SPAK kjo edhe për shkak se do të jetë SPAK dhe Byroja Kombëtare e hetimit që do e ndihmojë.

Përball KLP kanë dalë edhe prokurorët Ervin Kondili i njohur edhe si prokurori dosjes së 613 kg kokaine të sekuestruar në Maminas.

Po ashtu platformat prezantuan edhe prokurorja Elida Kackini, Dorina Bejko, ndërsa prokurori i dosjes Tahiri dhe 339 Dritan Prenci nuk u paraqit. Shkak për mos paraqitjen e Dritan Prencit që ka kaluar më parë vettingun është bërë vendimi i KLP-s për të shqyrtuar dosjen profesionale të këtij të fundit.

Ndërsa prokurori Behar Dibra që snuk u paraqit të martën për shkak se ndodhej në seancë gjyqësore është paraqitur këtë të mërkurë ku ka kërkuar të vlerësohet për të qenë pjesë e SPAK.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?