Garda e Republikës

Garda do marrë në mbrojtje Myslim Murrizin, Vitore Tushën si dhe ministrat Çuçi dhe Xhaçka, për Bashën do të vendosë qeveria, përfiton edhe Meta 

3 Mars 2021, 16:06| Përditesimi: 3 Mars 2021, 16:18

  • Share

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar ditën e sotme ligjin e ri për Gardën e Republikës. Përpos të tjerave, nisma parashikon zgjerimin kategorinë personaliteteve që do të mbrohen nga Garda e Republikës gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës, duke mos i lënë në dorë e qeverisë. Konkretisht, ligji i ri parashikon që Garda do të marrë nën mbrojtje, bashkë me familjet e tyre, nënkryetarët e Kuvendit, Myslim Murrizi dhe Vasilika Hysi, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, zëvendëskryeministrin Erion Braçe, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushën dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Ligji në fuqi për Gardën parashikonte vetëm ruajtjen e Presidentit, kreut të Kuvendit, kryeministrit dhe familjeve të tyre, ndërsa personalitetet e tjera i liheshin në dorë qeverisë për të vendosur nëse duheshin të ruheshin apo jo nga garda. Ndërkaq, personalitetet e tjera, përfshirë edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, që do të mbrohen nga Garda e Republikës, do të përcaktohen me vendim të qeverisë. Ligji i ri për Gardën është hartuar nga Ministria e Brendshme, është depozituar nga qeveria në Kuvend, ndërsa pritet të miratohet në seancën e ardhshme Parlamentare.

Nga ligji i ri përfitojnë edhe presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij në krye të LSI, Monika Kryemadhi, ndaj ligji ka pak gjasa të kthehet mbrapsht nga Presidenca. Ligji i ri parashikon mbrojtje personale të Presidentit nga garda për pesë vjet pas përfundimit të mandatit, nga 3 vjet që parashikon ligji në fuqi. Nëse mandati i Presidentit aktual Ilir Meta mbaron në vitin 2022, mbrojtja nga garda do të vijojë deri në vitin 2027. Bashkë me Metën, në mbrojtje deri në vitin 2027 do të përfitojë edhe familja e tij.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mashkullori: 03/03/2021 18:09

    Perse duhet mbrojtur sipas ketij ligji Monika Kryemadhi? Ne ligj duhet specifikuar: PRESIDENTI dhe ZONJA e PARE. Ne rastin e kesaj dhise,kjo nuk eshte zonje e pare,duhet te jete njera nga vajzat,sikurse eshte paraqitur deri me sot... Kjo donte te perfitonin dhe femijet nje trajtim si presidenti,mbasi per vete e kish siguruar prej kryetarllekut ne partine familjare... Rasti eshte unikal ne Bote,se si nje familje presidenciale,vjedh zyrtarisht shtetin. Keshtu duhet te miratohet ne parlament nese duhet te jemi korrekt me emertimet dhe trajtimet e ketyre emertesave...

    Përgjigju
  • Haha: 03/03/2021 17:26

    Shtet leshi harxhon para per te mbrojtur baxhellen Mynike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?