Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, shpreh mirënjohjen për punonjësit e Gardës së Republikës të cilët zbatuan urdhrin e sekretariatit të etikës që përjashtoi deputetët e PD-së për shkak të dhunës dhe kaosit të shkaktuar në seancën e 30 shtatorit.
“Padiskutim që deputetët që nuk janë dënuar, duhet të jenë në sallë dhe ata që i pengojnë bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por dhe ndaj Gardës së Republikës për të cilën kërkoj të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, që bënë një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me shumë sulme, me shumë fyerje të pamerituara . Të gjithë ata janë baballarë, të gjithë ata janë vëllezër, janë bij dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë” tha Spiropali.
Lajmi kryesor:
PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!(VIDEO)
Xh.K//ReportTv.al