Gati ngritja e SPAK/ Ibrahimi: Kandidatët në fazat finale të vettingut (VIDEO)

2 Shtator 2019, 10:20| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 09:38

  • Share

TIRANË- Prokuroria e cila do të luftojë krimin e organizua rdhe korrupsionin, njohur si SPAK brënda pak javësh do të jetë gati dhe me më pask se sa 15 prokuror që ka caktuar KLP.

Sipas kreut të KLP Genti Ibrahimi, tashmë 5 prokurorët e parë të SPAK janë gati.

"Nga 15 kandidatë, 10 prej tyre janë në fazat finale të vettingut. Sot prokurorët e krimeve kanë ngarkesë. Ne presim nga SPAK qasje proaktive të hetimi. Jemi në fazën e finalizimit në garën për prokuror të përgjithshëm. KLP e presin sfida të rëndësishme për të vendosur në shina procedurat për ngritjen në detyrë", tha ndër të tjera Ibrahimi.

Një tjetër sfidë që pret KLP në këtë session të ri është edhe përzgjedhja e emrit të kryeprokurorit të përgjithshëm.

Në këtë mbledhje me unanimitet KLP miratoi dhe buxhetin afatmesëm me 360 mil lekë për vitin 2020 ndërsa për dy vitet 2021 dhe 2022 pritet të ketë në total 325 milion lekë në dispozicion.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?