Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama

Politikë

‘Gati për Shqipërinë’, Rama u bën sërish thirrje studentëve që të aplikojnë: Jam i inkurajuar nga përmbajtja shpresdhënëse e aplikimeve

26 Maj 2021, 13:17| Përditesimi: 26 Maj 2021, 13:19

  • Share

Ftesës publike të kryeministrit Edi Rama që të studentët ekselentë të kontribuojnë me ide dhe plane, të cilat do të implementohen gjatë mandatit të tretë, i janë përgjigjur pozitivisht mjaft të rinj.

Në një shënim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se është shumë i inkurajuar dhe frymëzuar jo thjesht nga numri i interesimeve të ardhura në adresën: [email protected] po nga përmbajtja shpresëdhënëse e një pjese jo të vogël të aplikimeve. Rama sakaq u bën thirrjë sërish që të vijojnë që të aplikojnë ndërkohë që ka postuar edhe dy shembuj të aplikimit.

‘GATI PËR SHQIPËRINË! Jam shumë i inkurajuar, madje i frymëzuar është fjala e duhur, jo thjesht nga numri i interesimeve të ardhura në adresën: [email protected] po nga përmbajtja shpresëdhënëse e një pjese jo të vogël të aplikimeve

Thirrja është e hapur dhe koordinatorët e kësaj nisme, vazhdojnë të mbledhin e të sistemojnë sipas kategorive aplikimet çdo ditë. Prandaj cilido që dëshiron të përfshihet është i mirëpritur të sjellë interesimin e vet.

Më poshtë dy aplikime të thjeshta, të cilat postohen pa emër për të mos bezdisur autorët e tyre, por vlejnë mbase për të krijuar një ide të natyrës së aplikimit. Siç u është bërë e ditur me e-mail të gjithë të interesuarve, kontaktet eksploruese me ta do të nisin menjëherë pas 31 majit!

• "Kam mbaruar studimet bachelor ne degen Informatike Ekonomike me mesatare 9.8, dhe jam perzgjedhur per te studiuar ne universitetin NTNU ne Norvegji gjate studimeve bachelor. Kam zhvilluar studimet master (shkencor) ne Siguri Informacioni ne Fakultetin e Ekonomise me mesatare 10 dhe master (shkencor) ne Information Systems ne Lund University, Suedi. Aktualisht vazhdoj doktoraturen ne Universitetin e Oslos, Norvegji dhe punoj si kerkuese shkencore ne Ostfold University College, Norvegji. Doja te shprehja gatishmerine time per te kontribuar ne fushen e arsimit te larte dhe kerkimit shkencor ne Shqiperi".

• "Kam jetuar mbi 15 vjet në Amerikë, ku kam kryer edhe studimet e larta. Tre vite më parë jam kthyer në Shqipëri dhe deshiroj vërtetë të jap një kontribut të prekshëm për vendin tim. Kam përfunduar studimet e Bachelor në University of California, Los Angeles për Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Frengjisht. Në Korrik, përfundoj Masterin Shkencor në Northeastern University për Studimet Globale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ekonomi Ndërkombëtare dhe Konsulencë. Në eksperiencën time profesionale, kam punuar me Delegacionin e Bashkimit Evropian si dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM). Kam shumë deshirë të përfshihem në projekte që lidhen me politikën e jashtme të vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe negociatat me Bashkimin Evropian".’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 26/05/2021 23:44

    MOs e HANI se mashtron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?