Receta

Gatime nga zonja Albana, Brokoli sufle për dy minuta

21 Tetor 2021, 09:51| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 09:54

  • Share

BROKOLI SUFLE

Përbërësit

500 gr brokoli

3 kokrra vezë

250 gr mocarela

1 lugë gjalpë

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Pasi e kemi larë brokolin e ndajmë në lule të vogla, ndërsa kërcellin e presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim brokolin dhe pak kripë.

Rrahim vezët me pak kripë dhe piper.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim brokolin, vezët e rrahura dhe djathin mocarela. E spërkasim sipërfaqen me piper të kuq pluhur dhe majdanoz të grirë imët. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?