Receta

Gatime nga zonja Albana, Bullgur me perime shpejtë dhe thjeshtë/ Fileto pule me pana

21 Tetor 2021, 10:02| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 10:03

  • Share

BULLGUR ME PERIME

Përbërësit:

500 gr bullgur

2 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalpë

1 qepë e thatë

1 qepë e njomë

1 karrotë

1 kungull

½ spec i kuq

½ spec i verdhë

½ spec jeshil

2 thelpinj hudhër

1 lgj arra

1 lgj rrush të thatë/boronicë

1 lugë kafeje kanellë

1 lugë kafeje piper i kuq

1 lugë kafeje kerri

1 majë luge spec djegës

1 lgj soja e holluar

1 tufëz majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë bullgurin dhe e ziejmë për 6 minuta në ujë të vluar. Më pas e shpëlajmë dhe e lemë të kullojë.

Në tigan vendosim 2 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë gjalpë. Sapo yndyra të ngrohet kaurdisim qepën e thatë dhe qepën e njomë për 3 minuta. Vendosim karrotën dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 3 minuta të tjera. Më pas shtojmë të gjitha perimet e tjera duke shtuar pak ujë të ngrohtë. Hedhim arra të thërrmuara, rrushin e thatë ose boronicën, kanellën dhe erëzat e tjera. I trazojmë mirë dhe shtojmë bullgurin me ½ filxhan kafeje ujë. Sojën, bishtat e qepëve të njoma dhe majdanozin e prerë imët e shtojmë në fund fare.

FILETO PULE ME PANNA

Përbërësit:

300 gr fileto pule

3 speca me ngjyra të ndryshme

200 ml panna

70 ml qumësht

1 lgj gjalpë

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në kubikë të mëdhenj filetot e pulës dhe i skuqim me pak yndyrë që të krijohet stufimi i saj. Shtojmë specat të prerë në kubikë të mëdhenj dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë panën. Sapo të fillojë të marrë valë hedhim qumështin. E lemë për 2 minuta derisa salca të behet kremoze dhe e servirim.

 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?