Receta

Gatime nga zonja Albana, Çorbë turke me thjerrëza të kuqe

28 Tetor 2021, 12:26| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 12:27

  • Share

ÇORBË TURKE ME THJERRËZA TË KUQE

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza të kuqe

1 qepë të thatë

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

1 lgj salcë domate

1 lç spec i kuq pluhur

1 lç nenexhik

1 lgj miell

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim me pak vaj dhe gjalpë një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë salcën e domates dhe pak spec të kuq pluhur. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë thjerrëzat e kuqe dhe ujë të ngrohtë në masë të përbërësve. I lemë thjerrëzat të ziejnë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe nenexhik të thatë. Në fund fare trazojmë pak miell me vaj ulliri dhe e shtojmë tek çorba me thjerrëza. E lemë 5-7 minuta në temperaturë të ulët të ajkoset dhe e kemi gati për t’a servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?