Receta

Gatime nga zonja Albana, Embëlsirë me gjalp dhe biskota

7 Tetor 2021, 10:51| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 10:53

  • Share

Ëmbëlsirë me gjalp dhe biskota

Përbërësit:

Për bazën:

400 gr biskota

150 gr gjalpë

Për kremin:

600 gr krem djathi

250 gr qumësht të kondensuar

4 lgj kos të trashë

Vanilje lëng

Fruta pylli

Përgatitja

Biskotat i grijmë në blender së bashku me gjalpin e temperaturës së ambjentit. I vendosim biskotat me gjalpë në një tavë si një shtresë duke e niveluar mirë. E vendosim tavën në frogorifer.

Rrahim qumështin e kondensuar me kremin e djathit, kosin dhe vaniljen dhe kremin e përgatitur e vendosim mbi shtresën me biskota. E nivelojmë mirë me një spatull dhe e vendosim përsëri në frigorifer.

Në fund, para servirjes, e dekorojmë me fruta pylli.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?