Receta

Gatime nga zonja Albana, Krelanë me miell misri dhe djathë/ Qofte plot shije

28 Tetor 2021, 12:23| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 12:24

  • Share

KRELANË ME MIELL MISRI DHE DJATHË

 Përbërësit:

500 gr miell misri

2 vezë

200 ml vaj

200 gr kos

1 zarf pluhur pjekës

1 lugë e mesme kripë

150 gr djathë

Fara susami

 Përgatitja:

Rrahim fillimisht vezët me tel dhe më pas shtojmë kosin. Vazhdojmë trazimin duke shtuar vajin, pluhurin pjekës (fryrës), kripën dhe miellin e misrit. E punojmë mirë në mënyrë që masa të jetë e njëtrajtshme dhe në fund shtojmë djathin e thërrmuar.Lyejmë një tavë me pak vaj, e spërkasim me miell dhe hedhim masën e përgatitur. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

QOFTE PLOT SHIJE

Përbërësit

 3 patate

2 qepë të njoma

1 karrotë

150 gr proshutë

2 lugë miell

1 lugë soja

1 majë luge pluhur pjekës

1 tufë majdanoz

Kripë, piper

Vaj për skuqje

Përbërësit 

Fillimisht presim patatet në feta, i vendosim të ziejnë dhe më pas i punojmë sa të krijojmë një masë si brumë. Shtojmë karrotën, proshutën, bishtat e qepëve të njoma, majdanozin, pluhurin pjekës, kripën, piperin e zi dhe salcën e sojës. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e vendosim në frigorifer të pushojë për 30 minuta dhe më pas i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?