Receta

Gatime nga zonja Albana, lulelakër me djath recetë e shpejtë me 3 përbërës

29 Shtator 2021, 10:11| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 10:12

  • Share

Lulelakër me djath recetë e shpejtë me 3 përbërës

Përbërësit:

500 gr lulelakër

100 gr djathë

150 gr pançetë

50 gr galetë

1 degë rozmarinë

5 vezë

50 ml vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht grijmë hollë rozmarinën dhe e përziejmë me galetën.

Spërkasim me pak vaj ulliri mini format ku do të vendosim tartëzat.

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të verdhat e vezëve i kalojmë në mikser së bashku me djathin, kripën dhe piperin. Ndërsa të bardhat i rrahim në marengë. I bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas ku shtojmë lulelakrën dhe pançetën. Bëjmë një trazim të lehtë dhe e hedhim masën në forma (ose në një tavë të vetme). Në fund i spërkasim tartëzat me galetën e aromatizuar me rozmarinë dhe i vendosim të piqen në banjomari.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?