Receta

Gatime nga zonja Albana, Patate me birrë

19 Tetor 2021, 10:53| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 12:58

  • Share

PATATE ME BIRRË

Përbërësit:

8 patate

2 limona (lëngu)

2 lugë supe mustardë

1/3 filxhan vaj ulliri

1 kanaçe birrë

Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Patatet i presim në gjysmë hëne dhe i spërkasim me kripë, piper, rigon. Mustardën e trazojmë me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit dhe marinojmë patatet. Në fund hedhim birrën dhe i vendosim patatet në furrë në temperaturën 180 - 200 gradë fillimisht mbuluar me letër alumini për 50 minuta dhe më pas pa letër për 20-25 minuta të tjera.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?