Gatime nga zonja Albana, Sallam çokollate super e shijshme dhe me pak përbërës

9 Dhjetor 2021, 10:32| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 10:33

  • Share

Sallam çokollate super e shijshme dhe me pak përbërës

Përbërësit:

220 gr biskota

120 gr gjalpë

80 gr çokollatë e zezë

35 gr kakao

80 gr sheqer

70 gr lajthi

2-3 lgj qumësht

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Grimcojmë biskotat në një tas, shtojmë kakaon dhe sheqerin. Më pas shtojmë çokollatën e shkrirë dhe gjalpin e butë. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene.

Bashkojmë lajthitë e grira me 2-3 lugë qumësht dhe rrotullojmë në të masën e përgatitur me biskota dhe çokollatë. I japim formën e një shufre, e spërkasim me sheqer pluhur dhe e vendosim në një letër alumini që të ngurtësohet për rreth 1 orë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?