Receta

Gatime nga zonja Albana, Sallatë detox me pak përbërës

5 Tetor 2021, 10:40| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 10:41

  • Share

Sallatë detox me pak përbërës

Përbërësit:

1 panxhar

1 karrotë

3 thelpinj hudhër

1 limon

2 lgj arra

Vaj ulliri

Kripë, piper

Koper ose bishta qepe

Përgatitja:

Fillimisht vendosim panxharin të ziejë dhe më pas e grijmë në rende. Grijmë

gjithashtu në rende dhe karrotën. Trazojmë lëngun e limonit me vaj ulliri, kripë, piper, hudhër. Marinojmë panxharin dhe karrotat. Në fund shtojmë arrat e grira dhe e vendosim sallatën në frigorifer për 15 minuta.

Në momentin e servirjes e dekorojmë sallatën me koper ose bishta qepësh të njoma.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?