Receta

Gatime nga zonja Albana, Supë krem spinaq

19 Tetor 2021, 12:58| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 12:59

  • Share

SUPE KREM SPINAQ

(për 1 person)

Përbërësit:

40 gr spinaq

10 gr qepë

5 gr hudhër

30 gr gjalpë

80 ml qumësht

10 gr miell

1 e verdhë veze

200 ml buljon perimesh

Kripë, piper

Përgatitja:

Me gjysmën e sasisë së gjalpit kaurdisim qepën, hudhrën dhe më pas shtojmë spinaqin e grirë. Pasi janë kaurdisur shtojmë buljonin e perimeve.

Ndërkohë që supa zjen përgatisim salcën beshamel duke kaurdisur fillimisht miellin me pak gjalpë, më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa salca të lidhet.

E kalojmë supën në mikser, shtojmë salcën beshamel dhe në fund të verdhën e vezës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?