Receta

Gatime nga zonja Albana, supë pa mish, me pak përbërës

4 Tetor 2021, 10:33| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 10:34

  • Share

Supë pa mish me pak përbërës

Përbërës:

3 karrota

 80 ml qumësht

3 lgj kos

40 gr gjalpë

 2 lgj miell

3 thelpinj hudhër

1 vezë

2 litra ujë

1 filxhan makarona për supë

 1 tufë majdanoz

kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim kosin në një enë ku shtojmë vezën, hudhrat dhe miellin.   I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë qumështin.

Vendosim në zjarr tenxheren ku kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri karrotat. Më pas shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta. Shtojmë ujë, rreth 2 litra, kripë, piper (koncentrat sipas dëshirës) dhe makarona të vogla për supë. E lemë supën të ziejë dhe në 5 minutëshin e fundit marrim pak lëng nga supa dhe e hedhim në tasin ku kemi rrahur vezën me qumësht dhe kos. Këtë masë e shtojmë tek supa së bashku me majdanozin e freskët. Fikim sobën, e lemë pak supën të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?