Gaz lotsjellës dhe shashka e molotov në epokën e dialogut

27 Shkurt 2019, 14:24| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 14:30

  • Share

Sot është epoka e dialogut. Dialog nuk do të thotë të flasësh me vete. As të shash tjetrin dhe tjetri të të shajë ty me libër shtëpie. As ta censurosh tjetrin.

As të shkëmbesh fjalë pa gjetur zgjidhje dhe pa bërë kompromise.

As duke bërë "dialog" me gaz lotësjellës dhe shishe koktail molotov apo shashka, si fillim.

Dialog do të thotë t'a pranosh tjetrin në bisedë për ta kuptuar pavarësisht se mund t'a urresh, përbuzësh.

Përndryshe nuk mund të ndërtohet kurrë një shoqëri demokratike. Kurrë. Edhe kur ke të drejtë por nuk vazhdon dialogun e drejta fluturon gjettiu, nuk dihet se ku!

Sot takohet Thaçi me Vuçiç pas një periudhe barbarie dhe genocidi kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sot takohen Trump me atë drejtuesin koreanoverior që ka atë emrin e gjatë dhe që para disa muajsh donin t'i gjuanin njeri tjetrit me bomba bërthamore.

Sot takohet Tereza Mey me Junker pas një Brexit kaq të ashpër në tone.

Dialogon kryeministri francez me jelekverdhët!

Gjejnë zgjidhje për popujt, për vendet.

E vlertë është të dialogosh me atë që e ke kundërshtar, me atë që e di që është në rrugë të gabuar, sikurse e di ai për ty, sepse të dialogosh me të dashurin dhe të dashurin, kjo quhet dashuri.

Kur shoh se partitë, drejtuesit politikë në Shqipëri dialogojnë me gaz lotësjellës dhe shashka, me propagandë dhe thirrje për luftë,

më vjen turp për vendin tim.

Për këtë i paguajmë?

Për këtë i durojmë?

Këta janë elita?

Kështu po na fusin gjoja në epokën e dialogut?

Dialogu është moderniteti.

Dhuna është barbaria.

I duhet thirrur mendjes sa nuk është vonë!

Mos na shkatërroni përfundimisht si shtet dhe si komb, se demokracinë po e merr lumi edhe për disa dekada të tjera.

Dhe thonë se përse ikin shqiptarët, përse marrin dhenë, nga sytë këmbët!

Shkojnë në shoqërinë e dialogut?

Komento

Komente

  • Labirinti: 27/02/2019 21:54

    Sakte..,Profesor!_atehere si t"ja bejme,eja dalim formojme Partine e DiaLogut!..eshte moment Depresiv i Bashicit me KukeMadhen e Berishovic and co!

    Përgjigju
  • Besua: 27/02/2019 14:52

    Ja the po kujt ja the!!Ku e njeh Sali Berisha fjalen :dialog! Ai kur ka mundesi i ve flaken cdo gjeje e vret cdo njeri qe i prish planet e tij, vetem kete di te bej prandaj te jemi gati per cdo gje!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?