Spitali Al-Shifa në Gaza
Një ndër objektet palestineze më të goditura në mënyrë konstante dhe të pamëshirshme nga Izraeli që nga fillimi i luftës në Gaza ka qenë spitali Al-Shifa.
Pas shumë kohësh duket se Izraeli ka arritur qëllimin e tij ushtarak dhe është larguar nga kjo zonë e ky objekt, duke shkaktuar viktima dhe pasoja të rënda.
Për ushtrinë izraelite bastisja e spitalit palestinez ka qenë një ndër operacionet e saj më të suksesshme, pasi në atë objekt e zonën përreth saj ka arritur të eliminojë
shumë luftëtarë të Hamasit dhe militantë të tjerë, përfshirë operativë të lartë, dhe sekuestroi armë e të dhëna të vlefshme për shërbimet e zbulimit.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thanë se disa pacientë vdiqën dhe dhjetëra u rrezikuan gjatë operacionit që solli edhe më shumë shkatërrim në një spital që tashmë kishte pushuar së funksionuari. Ditët e luftimeve të ashpra treguan se Hamasi ende mund të bëjë rezistencë edhe në një nga zonat më të goditura të Gazës.
Mohammed Mahdi, i cili ishte në mesin e qindra palestinezëve që u kthyen në zonë, e përshkroi vendin si skenë të "shkatërrimit të tërësishëm”. Ai tha se disa ndërtesa ishin djegur dhe se kishte numëruar gjashtë trupa në zonë, duke përfshirë dy në oborrin e spitalit.
Izraeli e ka akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve për qëllime ushtarake dhe ka bastisur disa objekte mjekësore. Ushtria izraelite tha se nisi operacionin në Shifa pasi Hamasi dhe militantët e tjerë ishin rigrupuar atje.
Zyrtarët shëndetësorë në Gaza i mohojnë këto akuza. Kritikët akuzojnë ushtrinë për rrezikimin e pamatur të civilëve dhe për shkatërrimin e një sektori shëndetësor tashmë të mbingarkuar me të plagosur nga lufta. Palestinezët thonë se trupat izraelite evakuuan me forcë shtëpitë pranë spitalit Shifa në qendër të qytetit të Gazës dhe detyruan qindra banorë të ikin në jug.
Të paktën 21 pacientë kanë vdekur që nga fillimi i operacionit, shkroi në rrejtin X Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Lajmi kryesor:
Izraeli bombardon ambasadën iraniane në Siri! Vriten 2 gjeneralët e lartë të Gardës Revolucionare dhe 5 oficerë! Reagon Teheran: Do përgjigjemi ashpër (VIDEO)
K.M/ReportTv.al