Sport

Gazeta spanjolle: Komentatorëve nuk u lejohet të përmendin Kosovën, televizioni publik s’e transmeton himnin

31 Mars 2021, 16:13| Përditesimi: 31 Mars 2021, 16:14

  • Share

Gazetarët dhe komentatorët spanjoll nuk do t kenë të lehtë të raportojnë sonte për ndeshjen që përfaqësuesja e tyre do luajë kundër Kosovës. Sipas gazetës ‘Marca’ atyre nuk u lejohet të përmendin ‘Kosovën’ si shtet, pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e ‘dardanëve’.

Madje edhe televizioni publik që transmeton ndeshjen, ‘TVE’, do kujdeset që mos të dëgjohet himni, por edhe mos të shfaqen simbole të Kosovës. Në koment ata do t’i referohen ‘dardanëve’ si ‘Federata e Futbollit Spanjë-Kosovë’.

Sipas ‘Marca-s’ vetëm në këtë mënyrë UEFA e lejon që kjo ndeshje të organizohet, por në realitet kjo nuk është e vërtetë, pasi në përballjet e tjera Kosova është cituar ashtu siç duhet.

Megjithatë Federata Spanjolle e Futbollit nuk i ka këto komplekse pasi në impiantit e Seviljas ku do të zhvillohet ndeshja është vendosur flamuri i Kosovës. Madje edhe në tabelën elektronike emri është shkruar ashtu siç duhet.

Incidentet për këtë ndeshje kanë nisur që prej momentit kur u hodh shorti, ndërsa nuk munguan as në konferencën e djeshme për shtyp të Kosovës. Gazetari i ‘AS’ u kujdes të mos e përmendte emrin e Kosovës kur bënte pyetjet, por pas përpjekeve titane të zëdhënësit të Kosovës spanjolli u detyrua ta shqiptonte.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • MadhDrita: 01/04/2021 06:52

    Diktaturë Shoviniste, racizëm!!! Baskët janë vëllezërit tanë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?