Gazetari i famshëm danez reportazh radiofonik për Shqipërinë: Vendi juaj i panjohur në Danimarkë

29 Prill 2018, 12:21| Përditesimi: 30 Prill 2018, 16:26

  • Share

Ka shitur gjithçka që kishte në Danimarkë vetëm e vetëm për t’ju përkushtuar gazetarisë së udhëtimeve. Ky është gazetari danez Palle Bo i cili deri më tani ka sjelle për dëgjuesit danez të radios Vagabond reportazhe nga 63 vende të botës. Ndalesa e tij e radhës është Shqipëria. Në një intervistë për Report Tv gazetari i famshëm danez tregon përse e përfshiu vendin tonë në listën e tij të udhëtimeve.

Unë kam nisur një udhëtim për të vizituar të gjitha vendet e botës . Shqipëria natyrisht është pjesë e këtij udhëtimi . Nuk dija shumë rreth Shqipërisë. Nuk kisha asnjë ide se çfarë do të më priste këtu por mund t’ju them që jam surprizuar sepse gjeta një Shqipëri më shumë moderne nga ajo që prisja. Keni restorante te mira, qytete plot gjallëri mbi të gjitha një natyre tejet te bukur.

Palle Bo, gazetar danez

Palle Bo tregon për përmbajtjen e reportazheve radiofonike.

Në reportazhet e mija për radio Vagabond mundohem të përfshi sa më shumë që të mundem për kulturën e vendeve që vizitoj. Këtë e sjell përmes banorëve lokal duke ia përcjellë atë dëgjuesve të mi në radio. Ky është qëllimi im në të gjitha vendet ku shkoj. Jo vetëm të shkoj në vendet turistike por të sjell zërin e banorëve lokal.

Palle Bo, gazetar danez

Shqipëria thotë gazetari nuk është shumë e njohur në Danimarkë. Për këtë jep edhe arsyen.

Kjo ka të bëjë me branding dhe reklamimin e vendit tuaj. Për shembull Kroacia është shumë vend i njohur për danezët dhe bregdetin. Ju keni një vije bregdetare të ngjashme por nuk ka ardhur në vëmendje të danezeve. Unë e shikoj Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm për danezët pasi ata preferojnë të shkojnë në vende të pa eksploruara dhe jo të mbi populluara me turistë.

Palle Bo

Gazetari danez flet edhe për Bunk Art i cili do të jetë pjesë e reportazhit nga Shqipëria. 

Në listën e vendeve që do të vizitoj është edhe Bunkart. Do të shkoj sot të shikoj çfarë ka brenda pasi kam dëgjuar shumë pasi tashmë është është kthyer në një atraksion për tu vizituar. Pra është nga ato gjërat që kur je në Shqipëri duhet ta shikosh me patjetër. Mezi pres ta vizitoj nga brenda pasi e kam parë nga jashtë dhe kam lexuar shumë për historinë që mbart Bunk Art që është diçka shumë unike për Shqipërinë. 

Palle Bo, gazetar danez

Për Palle Bo pas Shqipërisë destinacioni i radhës do të jetë Kosova.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adam: 29/04/2018 16:05

    Dhe ata pak gazetare te huaj te cilet vijne ne shqiperi per te reklamuar kete vend, nuk ka vemendjen e televizioneve shqiptare perjashto REPORT TV, te cilet punojne fort dhe kush kerkon, gjen. REPORT TV na gjeti dhe patem kenaqesi dhe nderin te intervistohemi nga i famshmi Muhamed Veliu, i cili nepermjet kesaj interviste u mundua qe te informoje publikun shqiptar se te huajt jane te interesuar te vizitojne bukurite shqiptare dhe Palle Bo, pronar i 17 radiove internacionale, nje diginomad shume i njohur neper bote, foli me Report Tv, tregoi impresionet e tij per Shqiperine. Nje televizion si REPORT TV, prefesional, me nje shikueshmeri te madhe, beri ate qe shume media te tjera nuk e bene sepse jane te zene me Lulin, Lali Erin, Nardin, Saliin, Edin. Ne vend qe media shqiptare te merret me gjerame interesante se politika, ben qe shume nga keto mendja ta humbin vleren qe kan patur. Falenderojme shume REPORT TV qe ishte e vemendshme dhe ska si ndodh ndryshe sepse stafi i tyre eshte prefesionist dhe gjithashtu i urojme stafit te saj pune te mbare dhe keshtu vazhdoni. Do keni mbeshtetje tone, pafund. Respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?