Gazment Bardhi

Politikë

Gazment Bardhi: Do të luftojmë deri në fund për kthimin e demokracisë, viktimë e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptar

7 Maj 2021, 12:55| Përditesimi: 7 Maj 2021, 14:20

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, duke thënë se ky i fundit nuk pranon të merre me vjedhjen e madhe të votave.

Në një postim në mediat sociale, Bardhi shkruan se Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Sipas Bardhit detyra e demokratëve është që të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

'Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.'- shkruan Bardhi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?