Gazment Bardhi: Dyert metalike në PD, sa kohë të jetë e nevojshme! Parandaluam gjakderdhjen e demokratëve

14 Janar 2022, 14:02| Përditesimi: 14 Janar 2022, 16:23

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, kur u pyet se çfarë ka deklaruar në Prokurori për dyert e blinduara të selisë blu, theksoi se ka sqaruar që morën masa për të parandaluar gjakderdhjen e demokratëve të përgatitur nga Berisha. Bardhi thekson se dyert e zyrave të punës brenda në seli nuk janë të blinduara por morën masa paraprake.

Pyetje: Ka një akuzë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për një grup fondamentalistësh, të cilët gjendeshin si perimetër sigurie për kryetarin Basha dhe nga ana tjetër, pak ditë para protestës, ju jeni pyetur edhe nga media për dyer të blinduara dhe keni thënë që është rikonstruksion, nuk janë dyer të blinduara, por realisht ato ishin të blinduara.

Gazment Bardhi: Po e nis nga e dyta. Duke qenë se është më serioze, e para sigurisht nuk ka asgjë serioze në këtë akuzë. Është qesharake, është një mashtrim, si çdo gjë e thënë për fat të keq nga zoti Berisha gjatë këtyre ditëve. Ajo që kam thënë përsa i përket dyerve metalike, nuk janë ddyer të blinduara. Dyer metalike, kam konfirmuar që asnjë zyrë e Partisë Demokratike, nuk i janë ndryshuar dyert për t’i bërë ato në dyer metalike apo në dritare të blinduara siç ishte pretendimi. Dhe ju keni hyrë në selinë qendrore të partisë dhe keni parë që asnjë prej zyrave tona, pra zyrave të punës të secilit që ka zyrën në selinë qendrore, nuk ka pasur as derë metalike, as derë të blinduar dhe as xhama të blinduara. Sigurisht që ajo që kam pohuar përpara mediave, ka qenë që po, Partia Demokratike ka marrë masa për të shmangur konfliktin që po stiste dhe po sajonte Sali Berisha mes demokratëve dhe kemi marrë të gjitha masat për të frenuar atë që kishte përgatitur Sali Berisha, gjakderdhjen mes. Dhe jam shumë i lumtur që fal atyre masave teknike, Sali Berisha nuk arriti dot as t’i përplaste demokratët, as ta përkthente selinë qendrore të partisë në një arenë gjakderdhje mes demokratëve.

Pyetje: Zoti Bardhi, kryetari i opozitës njoftoi nisjen e procedurës për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme për 6 kryetarë bashkish. A është e gatshme Partia Demokratike në situatën në të cilën ndodhet për një betejë elektorale?

Gazment Bardhi: Besoj ju jeni dëshmitarë që unë kam hyrë në prokurori rreth orës 11 dhe nuk kam asnjë dijeni për zhvillimet  të tjera politike. Sigurisht do zë kem mundësinë pasi të njihem me to për të komentuar çdo zhvillim politik gjatë kohës kur unë isha brenda.

Pyetje:  Zoti Bardhi, në datë 8 janar, pas protestës ju keni deklaruar se keni verifikuar çdo person, madje keni dhe përgjegjësi për ta. Ndërsa mbrëmë në Opinion deklaruat se nuk i njihni disa prej tyre. Tani a i njihni apo jo këta persona që kanë qenë në katin e dytë dhe në katin e tretë të selisë në datë 8 janar?

Gazment Bardhi: Pyetje tjetër ju lutem?

Pyetje: Sa do të qëndrojnë mbyllur dyert e selisë?

Gazment Bardhi: Sa kohë të jetë e nevojshme për të shmangur konfliktin mes demokratëve dhe sa kohë nuk pengojmë hyrje daljet në selinë qendrore të partisë demokratike. Përsa i përket pyetjes së syri televizion, e kam thënë, për sa kohë është një makineri propagande dhe mashtrimi refuzoj ti përgjigjem një makinerie mashtrimi dhe propagande. Pyetje tjetër? Faleminderit!


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme 8 janarit, Basha pas dëshmisë në Prokurori: Të hetohet Berisha, organizoi dhe urdhëroi dhunën! Bardhi: Dyert e blinduara në PD, sa të jetë e nevojshme


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?