Gazment Bardhi publikon videon: Berisha-Rama-Meta kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë! Ja si janë të lidhur me njëri-tjetrin

28 Janar 2022, 18:03| Përditesimi: 28 Janar 2022, 18:10

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një video të publikuar në rrjete sociale ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi shprehet se njëri koordinon sulmin mbi Partinë Demokratike, tjetri financon 'Foltoren' dhe tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se të tre, Berisha, Meta dhe Rama kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë.

“Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Meten. Zgjidh Berishën e Meten dhe merr Ramën.”- shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Në videon e publikuar nga Bardhi citohet kreu i shtetit Ilir Meta, i cili tregoi në një konferencë për shtyp mesazhet që kishte shkëmbyer me Belind Këlliçin para protestës së dhunshme në selinë blu të shtunën e 8 janarit.

Ndër të tjera në videon e Bardhit tregohet edhe momenti kur Flamur Noka shkëmben mesazhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla për t’i dhënë fjalën në foltoren e Kuvendit ish-kryeministrit Sali Berisha.

Situata në Partinë Demokratike është e tensionuar mes Berishës-Bashës, ku palët hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit se bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa Presidenti Ilir Meta ka dalë në krah të ish-kryeministrit Berisha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KARABUSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/01/2022 09:35

    O Gazment Bardhi ti je një zar i lyl shal ngjitmit ti je një vemje e ndyr. Po populli Shqiptar ju njef me rënjë se kush jeni prandaj kot që lefni pa pushim. Populli do tju japi atë që ju meritoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?