Argita Berisha në Kuvendin e PD-së së babait të saj

SHËNIM/ Gënjeshtra më e bujshme e miliarderes Argita Berisha para shqiptarëve: Unë jam shtresa e mesme e juaja!

3 Dhjetor 2023, 12:40| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 18:38

  • Share

“Të nderuar demokratë e demokrate, të dashur bashkëqytetarë, jam mirënjohëse që jam këtu para jush sot, jo vetëm si mbështetëse e Partisë Demokratike, por edhe si nënë e 4 fëmijëve dhe si një nga mijëra profesionistët e shtresës së mesme që kanë punuar në profesionet e tyre me besimin e zhvillimit të një vendi më prospert, të një të ardhme më të mirë…”

Nisi kështu fjalimi i Argita Berishës në Kuvendin dje, jo vetëm para atyre demokratëve që kanë mbetur dhe vazhdojnë t’i besojnë verbërisht “Familjes Berisha”, por edhe para gjithë shqiptarëve. Vajza e njeriut që ka marrë më shumë pushtete në Shqipëri, që nga kryetar partie, kryeministër e President,  u thotë shqiptarëve pa iu dridhur qerpiku se ajo është “shtresa e mesme”. Rreshtimi i pronave të luajtshme e të paluajtshme që Argita Berisha ka deklaruar vetë si pasuri në ILKDP nuk ka të mbaruar. Sigurisht nisi me “rrogat” në UMNIK dhe deklarimin e 1 milionë eurove që kishte vënë me ato rroga kur i ati u kthye në pushtet në 2005, nga të cilat, mesa duket, nuk shpenzonte as për të ngrënë, as për të rritur 4 fëmijët, as për të paguar shkollat, pastrueset, veshjet, parukieret, ndërhyrjet estetike, udhëtimet jashtë shtetit, pushimet, asgjë; ajo vetëm kursente dhe ushqehej me ajrin e Shqipërisë! Pra, Argita Berisha është e vetmja rrogëtare në botë që arrin të kursejë 1 milionë euro nga rroga dhe dietat e saj dhe të bashkëshortit. Jo vetëm të kursejë 1 milionë euro, por ndërkohë të ketë apartamente në një lagje luksoze të Tiranës bashkë me babin, Vilën më të madhe në Gjirin e Lalëzit, 19 pallate nga 7 deri në 13 kate te ish-klubi Partizani, toka nga Mali i Dajtit e fshatrat përreth, etj. etj. etj.

E megjithatë, kjo masë e stërmadhe pasurish nuk e pengon fare atë që jo vetëm të ankohet për lirinë e fjalës, por të na thotë se ajo është përfaqësuesja e shtresës së mesme të shqiptarëve. Shqiptarët ja kanë kuptuar hilet Familjes Berisha, SHBA ja ka kuptuar, Britania e Madhe gjithashtu, duhet parë deri në fund se sa ja ka kuptuar Drejtësia!

Tani, Argita Berisha, që po gënjen në mënyrë të hapur njësoj si babai i saj (që me teser komunisti në xhep u paraqit si ai që ka rrëzuar komunizmin), po përgatitet të përfaqësojë të ardhmen e Partisë Demokratike. Urime për ata që e besojnë!

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 04/12/2023 12:54

    Kjo Argita është një Mostër e një pjelle të keqe, e bija e një Non Grade, kjo do çuar te 41 Biz në Koplik. Faqja e zezë e Saliut.

    Përgjigju
  • populli: 04/12/2023 12:18

    prandaj si rregullon dot dhemte e vampirit kjo se eshte shtrese e mesme ! Plere SPAK, PLERE POLITIKE QE TE LENE TY DHE TET VELLA TE LIVALLISESH !

    Përgjigju
  • minushe: 04/12/2023 11:30

    se imaginon dot qe kane bere kaq shume abuzime dhe vazhdojne genjejne hapur pa u skuq e zverdh....dhe ketu ka marre fund morali i ketyre njerezve...kot merreni me ta...keta besojne edhe genjeshtrat e tyre , i pelqejne" ndihen mire kur besojne genjeshtrat' sa te bukura do kishin qene po te ishin te verteta ...ehh

    Përgjigju
  • Obobobo: 04/12/2023 11:25

    Ore keta jetojne ne realitet paralel se ska mundesi ndryshe! Po ai qe punon si qen dhe mezi e ja del ne fund te muajit cfar shtrese eshte?! Po ai qe nuk gjen dot pune dhe punon 7 dite ne Muaj cfar shtrese eshte?! Po Pensionistat me 150 mij lek pension cfar shtrese eshte?! Ore po sa pasuri duhet te kesh te quhesh i pasur ne nje vend si ky i yni?! Se nuk e di po punoj dhe kur flasin keta keshtu me duket sikur po jetoj ne skamje?!

    Përgjigju
  • Kasemi: 04/12/2023 10:42

    Tamam siç zhvilloi babai zgjedhjet 1996,,edhe këta o burra të rrëmbejnë,,,hani pini e rrëmbeni,,mbushni xhepa mbushni Trasta,,të pabrekë ju gjet mëngjesi,,milioner ju beri darka

    Përgjigju
  • populli: 04/12/2023 04:33

    besoeni kete se babai i ksaje na ka bere ndere yy far e poshter

    Përgjigju
  • ylli: 03/12/2023 23:30

    ik moj shemtire e qelbur,,mos nadil ne ekran se na vjen per te vjelle..hajdute e qelbur....

    Përgjigju
  • Puntori: 03/12/2023 17:53

    Mbase ka dashur te thot, qe jam shtresa e majme

    Përgjigju
  • shqip: 03/12/2023 17:27

    Kjo eshte demokratja me e re vendit . Deri dje ishte shume e ngarkume me pune sot i doli koha me u rregjistru ne parti. Dojne me trashigu jo vetem pasurin por dhe partine.

    Përgjigju
  • Sali Salesha: 03/12/2023 17:20

    Jo Sali por Saleshë... hahaha Saleshe e modelit Drakula in action... ahaha Ahhh mortja qe nuk ju shpëlan o rracë e ndyrë..

    Përgjigju
  • Linda: 03/12/2023 15:40

    Nuk e ka te vjedhur pasurin kjo e ka te trasheguar nga babai i saj qe i grabiti si i deshi pasurit e popullit.Femijet gjithmon jane pasqyr e prindit prandaj mos te na duket cudi qe genjeu haptas! Familja Berisha dhe pallatin e kongreseve mund ta konsiderojn pronen e tyre! Drejtesia shqiptare nuk po funksionon dhe kjo duhet te na shqetesoj pa mase!

    Përgjigju
    • lali: 05/12/2023 12:24

      Nuk i dallokeni hajdutet ju.

  • Scutari: 03/12/2023 14:20

    Kur e kanë besuar dhe e besojnë Saliun për 33 vite, pse të mos e besojnë edhe Arritën?!! Popull tallava jemi...

    Përgjigju
  • Tahipi: 03/12/2023 13:47

    Si nuk kan marre me keto deklarata. Jam shtresa e mesme e juaja

    Përgjigju
  • I. Lir: 03/12/2023 13:29

    Ju lumte e bravo ju Redaksise se kesaj mediaje te lire,per guximin e treguar ne pasqyrimin e te vertetave. Po te tjeret si nuk e kuptojne qe faktori kryesor qe e mban ne valle ate plak te çmendur jane ata si media. Sepse ata diçka i lidh me te rrjedhurin Salih,se perndryshe po te thone se ai perfaqson nje grupim shoqeror te caktuar ngaqe i turren mbrapa ata 800 deri edhe 1000 veta qe i rine nga pas perhere,po i pyes...pse nuk bejne te njejten gje per shembull me Samir Manen e famshem,qe ka pas vehtes nje ushtri me 20.000 te punesuar e qe punon çdo dite ne heshtje per ritjen e modernizimin e ketij vendi?? Apo emra te tjere njerzish te sukseseshem qe ka plot ky vend?? Ja pse thone njerzit pastaj qe politikanet dhe mediat....portalet e gjithfare llojesh te tjera,mbajne njeri tjetrin ne kete Shqiperine e halleve te medha. Fare ore fare mos ja varin torben atij plakushi te çmendur,vetem atehere do bjere rehat ai dhe shpura e hajdutve e krimineleve qe e ndjekin nga pas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?