SPAK do të rinisë me pyetjet për hetimet për dosjen 'Gërdeci'. Burime për Report Tv bëjnë me dije se duke filluar nga nga java e ardhshme nis pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Personave që u është nisur fletëthirrje janë trashëgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër familjarët edhe Zamira Durda e cila kërkon që hetimet në Gërdec të behën edhe për korrupsion.
Kujtojmë se vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer çështjen në hetim, ish-ministri i Mbrojtjes i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Mediu kërkon prishjen e vendimit pasi sipas tij është antikushtetuese, dhe se për këtë çështje është dhënë njëherë vendim.
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi më 1 nëntor rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të Mediut. Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
Gjykata e Lartë dërgoi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
SPAK pritet të kërkojë në GJKKO gjykimin e ish-ministrit dhe po ashtu edhe veprime hetimore shtesë. Hetimet për tragjedinë e 26 te vdekurve e qindra të plagosurve e një dëmi miliarda lekë, janë kryer nga 2008-2009, asokohe nga prokurori e Përgjithshme.