Gërdeci/ SPAK dy akuza për Fatmir Mediun, çfarë parashikojnë nenet e Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak

10 Janar 2023, 21:36| Përditesimi: 10 Janar 2023, 21:39

  • Share

1673383128_fati1.jpg

Fatmir Mediu u thirr sot në SPAK, të cilit i janë komunikuar dy akuza. SPAK e akuzon atë për “shpërdorim detyre” në dy raste, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak.

Por çfarë parashikojnë nenet?

Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor,  krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48)

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që  përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë  atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e  ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale,  dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Neni 70 I kodit penal ushtarak
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin,  për përmbushjen e rregullt të detyrës, kur i ka sjellë pasoja të rënda shtetit ose interesave të  ligjshëm të shtetasve, dënohet me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në pesë vjet. Kur kjo vepër është kryer nga kuadri ose personeli komandues dënohet me burgim nga tre deri  në tetë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim nga  pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.


Lajmi kryesor:

SPAK akuzon zyrtarisht Fatmir Mediun për 'Gërdecin': Shpërdoroi detyrën! Ish-ministri: Jam i pafajshëm, s’ka asnjë provë shtesë, e motivuar politikisht


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?