Getafe i merr 3 pikët Barcelonës, Real Madrid shtanget nga Cadiz (VIDEO-Golat)

18 Tetor 2020, 10:24| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 11:26

  • Share

Rezultate tejet befasuese janë shënuar në javën e 5 të La Liga-s, me Barcelonën që nuk ka përfituar nga humbja e Real Madrid, pasi në transfertën e Getafe-s është mposhtur 1-0. Autori i golit të vetëm ishte Jaime Mata, që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 56.

Më herët debutuesit e Cadiz kishin shtangur kampionët e Real Madrid në fushën e tyre, duke fituar 0-1. Për të ndeshkuar ‘galaktikët’ mendoi Lozano në minutën e 16. Pavarësisht humbjes Reali qëndron në vendin e parë me 10 pikë, po aq sa Getafe, Cadiz dhe Granada.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?