Gëzim Myshketa: “Për ty Shqipëri, moj nënë”, mësojuani fëmijëve. Bëni dhe pak durim, qëndroni në shtëpi!

20 Prill 2020, 18:16| Përditesimi: 20 Prill 2020, 18:31

  • Share

Baritoni Gëzim Myshketa nga Bolonja e Italisë, ku qëndron në karantinë, për shkak të situatës së krijuar nga COVID 19 është një nga artistët më aktivë në realizimin e perfomancave online. Mënyra sesi punon dhe dedikimi i veçantë për çdo perfomancë që përcjell online, tregon jo vetëm profilin e lartë artistik, por edhe fisnikërinë e humanizmin e njërit prej talenteve më interesante të muzikës botërore. Regjisor dhe bariton i njohur Gëzim Myshketa ditë pas dite sjell të realizuar nga një këngë të zgjedhur shqiptare, me një sens të shkëlqyer kuratorial.  Këtë herë Myshketa me zërin e tij brilant dhe të realizuar një perfomancë emocionuese ka interpretuar këngën “Rrisim jetën tonë”. “Për ty Shqipëri, moj nënë” i dedikohet këngëtari vendit të tij, shoqëruar me një mesazh në facebook: “Bëni dhe pak durim, qëndroni në shtëpi!”

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?