Chelsea fitoi 3-2 kundër Brighton për javën e 14-të në Premier League. Në këtë sfidë Armando Broja zuri vendin e Mudryk në minutën e 81. Gjatë një dyluftimi në minutën e tretë shtesë, sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në hundë dhe pati gjakderdhje. 22-vjeçari nuk dëshironte të dilte nga fusha, duke debatuar edhe me kryesorin Pauson. Pas vendimit të arbitrit ai mori ndihmën e parë, duke u rikthyer. Chelsea fitoi me dhjetë lojtarë, pasi në të 45 minutë Gallagher u largua me karton të kuq.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool të bën 'me zemër', përmbys ndeshjen mes shtatë golave! Chelsea tri pikë me Brojën e gjakosur në fushë, City barazon 3-3 ndaj Tottenham
S.Dh/ReportTv.al