Foto ilustruese

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, në pranga i riu që aksidentoi 81-vjeçarin! Dy të tjerë kapen me kokainë

27 Janar 2022, 15:20| Përditesimi: 27 Janar 2022, 15:23

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. K.K., 27 vjeç dhe A.M., 26 vjeç u prangosën nga policia pasi ka pën me kokainë.

Policia Rrugore ka arrestuar A.Gj., 37 vjeç dhe A.P., 23 vjeç pasi u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Ndërsa B.D., 25 vjeç u arrestua pasi aksidentoi një 81-vjeçar i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjëkeve.

E.B., 21 vjeç është arrestuar pas një aksidenti ku goditi mjetin me drejtues I.H.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. K., 27 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- A. Gj., 37 vjeç dhe A. P., 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; - B. D., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasin Ll. N., 81 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; - E. B., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. H.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?