Politikë

Krujë/ Mbrëmjen e djeshme, 80 raste të reja helmimi, Ferruni në Report Tv: Mund të ketë rikontaminim! Meçe: As kafshëve s'u jepet ujë nga boti zjarrfikësve! Privati jep koli me ujë falas, prefekti gënjeu

27 Tetor 2021, 22:26| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 08:02

  • Share

TIRANË- Në orët e mbrëmjes së të mërkurës, ka pasur një shtim të rasteve të qytetarëve të helmuar nga uji në Krujë dhe kjo është parë me shqetësim ambientalisti, Lavdosh Ferruni, i cili ngriti alarmin se mund të bëhet fjalë për rikontaminim.  Gazetari Aulon Kalaja tha se nga ora 14:00 deri në mbrëmje ka pasur mbi 80 raste të reja në spitale, e ndërsa opinionisti Arben Meçe është shprehur se ky rast në Krujë duhet të ngrinte pushtetin lokal në këmbë, por një gjë e tillë nuk kanë ndodhur.

Të gjitha këto, u tha sot në mbrëmje në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, me temë "Kush e helmoi Krujën"?

"Ka një shtim të numrit të rasteve, ka disa persona të shtruar. Numri i personave që i janë drejtuar spitalit të Krujës e ka kaluar 600 persona", ka thënë gazetari i Report Tv, Julian Shota.

" Nga ora 14:00 deri në mbrëmje ka pasur mbi 80 raste të reja në spitale", tha gazetari Aulon Kalaja.

"Zierja e ujit është më minimalja, shtimi i rasteve kemi rikontaminim, ndoshta një kategori njerëzish e shfaqin më vonë", tha ambientalisti, Lavdosh Ferruni.

Meçe tha se shpërndarja e ujit me autobotet e zjarrfikësve, siç është parë mesditën e sotme, janë çnjerëzore. 

"As kafshëve nuk u jepet uji kështu, është jo njerëzore, e gjithë struktura e bashkisë së Krujës, me shishe dhe duhet të shpërndante ujë. Pushteti lokal dhe qendror duhet të ishte në këmbë, poshtëruese që të furnizosh një qytet me ujë për depo të zjarrfikëset, e shëmtuar që në këto ditë jemi në këtë shekull dhe shpërndajë ujin as në Afrikë", tha analisti Arben Meçe.

1635367538_Screenshot2.png

Uji që është shpërndarë sot për krutanët nga zjarrfikëset

Ai ka parashtruar një sërë hapash që duhet të ishin ndjekur nga pushteti lokal për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të kësaj situatë.

"Nuk po shoh fare pushtet lokal, gjithë qytetarët duhet t'i kenë veshët dhe sytë te kryetari i Bashkisë, urdhri duhet të jepte hapni rubintat dhe shkarkojeni gjithë depozitën dhe t'u thonin që këto ujë nuk do të faturohen, t'u bëhet një kontroll të gjithë sipërmarrjeve ushqimore, pushteti lokal kur kërkon taksa shkon çdo derë dhe tani nuk është, nuk po duket, shqetësimi nuk është më lokal, por ka kërkuar masat lokale, kryeministri duhet të marrë mesazhin që strukturat e veta të Mbrojtjes Civile t'i çojë në Krujë", tha ai.

Lajmi i vetëm i mirë në këtë situatë është se kompanitë private kanë shpërndarë mbi 100 ton ujë me shishe falas për qytetarët. Ky ishte një premtim i dhënë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta të prefektit të Durrësit se do shpërndahej ujë me koli falas, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

"Do merren masa nga pushteti lokal që të gjithë banorët do të marrin ujë të pijshëm, do shpërndajmë me autobot dhe koli për ujë të pijshëm", tha ai një ditë më parë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

"Uji i shpërndarë në autobote, nuk shërben për të pirë, firmat private kanë dërguar mbi 100 ton ujë të paketuar, dhe shpërndarja e këtyre shisheve, po u dërgohet në familjet e invalidëve dhe atyre me kushte të vështira ekonomike", bëri me dije gazetari Jul Shota.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka bërë me dije se prania e bakterit "Esheria Koli"dhe "Streptokoku" është gjetur në 2 vendburime në Sakrac dhe Livadh, e ndërsa rezervuari numër 2 dhe 3 kanë rezultuar ta pastra. Kjo mund të jetë një shpjegim, pse nuk ka pasur një helmim në përmasa më të mëdha të Krujës, por në disa lagje të caktuara.

"Në dy vatra vend burim (Sakarac) prania e Esheria Koli niveli 210, Streptokoku 11! Në burimin e Livadhir, bakteret në të njëtat nivele si në Sakarac. Ndërsa në rezervuarin numër 3 Esheria Koli në nivelin 1 dhe Streptokoku në nivelin 1, ndërsa në rezervuarin 2 ka rezultuar i pastër", ka bërë me dije gazetari.

Kjo situatë ka vijuar nga mëngjesi i së dielës e deri në mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku numri i të helmuarve ka shkuar mbi 600. Nga analizat e Institutit të Shëndetit Publik, rezultoi se uji ka ngarkesë bakteriale të esheria koli dhe streptokokut fekal. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erion: 28/10/2021 07:46

    Nji jete te tere qe hane m...isra pse pine pak shu...me fekale si gjeti gje jemi popull i forte ne.

    Përgjigju
  • Tosi: 28/10/2021 05:59

    Akoma bejne sikur nuk e dine se kur eshte momenti i testimit te shtetit, ai del ashtu sic eshte: nul. Inekzistent. Ne dite pa probleme eshte ok, i gjithe ne kafe. Edhe kur ka problem prape ne kafe diskutojne "ah po ku kemi shtet ne". Dhe vete qurravitaret tane me kryekapistrin njesoj mendojne. Me keq nuk ka. Ne fakt me keq ka, dhe eshte kur gjithe megafoni mediatik i servilave te bllokut shkruan per..... Foltoren e Berishes. Nuk u vjen peshtire nga nevojtorja e Rames dhe Velise!

    Përgjigju
  • Perse: 27/10/2021 23:37

    Ore shoke analiste dhe ambientaliste po si nuk keni guximin te flisni per pergjegjesi penale te pergjegjesve per kete skandal ne permasat e nje akti terrorist??? Kryetari bashkise, drejtori i ukk, pergjegjesit eyj duhet te arestohen dhe te ndiqen penalisht, po kush ka guxim ta beje thuaj?? Keta te rinjte e vetuar qe jane me keq se Llalla?? Ne cilin vend te botes nuk do kryeshin arestime direkte per nje situate te tillr? Pandeshkueshmeria, arroganca dhe mungesa e shtetit ligjor po vrasin njerez ne mase.

    Përgjigju
  • Njoni: 27/10/2021 23:01

    Kush e helmoj krujen?? Ai biznezmeni nga nikla Qe e grabiten €150.000 A ashtu qenka puna tha . Un Vras gjith fush krujen tha .Dhe helmoj gjith fush krujen . Perte kap ato 10 veta. Se drysh nuk dalin ato nga foleja kujan fut.. do shkojn spital per helmim atje I kap policaja gjysem te plagosur.. sa I mecem qe jom nona jom nona. Po ca komentesh te bojm dryshe . Në papun jena Shyqyr qe del naj lajm shtyjm gjysmen e dites gjysmen tjeter tu u zon me plaken. Qe thot pse shkon te punosh erdhi vakti darkes ika bo Ija fasulet gati pa pervles Se voj kushton . Knoqem the un me buke dhe jorgoni gjith noten me musik qe bojn fasulet.. hajd te daku mos na lini pa lajm se skena me ca e shty kohen .. 45 minuta kome qe shkrujt ket . Se I kom gishta e trash e shkru 2 shroja per njehersh. Urujt zoti nga berisha -meta - ed surreal- dhe nga lul pela.

    Përgjigju
    • Sefer daja: 28/10/2021 11:01

      I modh fare! Çdo koment tjeter do ish pordh me rigon!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?