Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Gjekmarkaj: Berisha s’ka fituar, është humbës si Basha, të largohet!

10 Mars 2022, 12:43| Përditesimi: 10 Mars 2022, 12:45

  • Share

Sot PD gjendet ende në agoni të plotë ! Lulzim Basha është nën një presion të gjithanshëm. Moda kërkon që ai të fajësohet për çdo gjë, të anatemohet, të shahet, të fyhet por ky është jakobinizem ! Natyrisht humbjet, lodhin, humbjet frustojnë, humbjet prodhojnë urrejtje.

Por jemi njerëz dhe duhet të mbetemi të tillë, jemi qenie humane e nuk duhet të behemi bisha! PD po paguan para historisë faturën e saj 30 vjeçare! Ajo ka prekur fundin. Sigurisht Lulzim Basha ka përgjegjësi të mëdha, ne të tjerët pas tij po aq. Unë e ndjeva atë përgjegjësi dhe u largova. Basha është sulmuar në besueshmëri në mënyrë asgjësuese, gati të pakshim. Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet. Bashës i janë ngritur kurthe dhe ai ka rënë në to.

Politika qenka me kurthe po të fërkojnë duart s’ta qan kush hallin. Basha ka zgjedhur gjuhen dhe qëndrimet e gabuara per të komunikuar me demokratet dhe shoqërinë! Basha nuk është djalli dhe ne engjëjt. Basha nuk është humbesi i vetem. Por meqenëse ai është lideri ai duhet të marre përgjegjësi dhe të prese nyjen gordiane ! Ai duhet të dorëhiqet pa kthim dhe të marrë empatinë e opinionit publik dhe të demokratëve. Sali Berisha pas 30 vitesh që ka dominuar PD dhe skenën publike thotë kam fituar! Asgjë s'ka fituar. Një mjerim i madh rezultati i tij dhe i yni bashkë !

Sali Berisha duhet të tregojë se PD nuk e sheh si pronë përshtypje kjo e krijuar në 30 vjet! Duhet tu tregojë demokratve që nuk e do atë për fëmijët e tij dhe tarafin nga pas po për Shqipërinë dhe demokratet. Ai duhet të premtoje tërheqjen nga aventura që premton ! Një burrë në moshë të thyer e cili e ka konsumuar historinë e tij me një “non gratta” nga aleati kryesor i kombit shqiptar SHBA nuk mund të jetë e ardhmja e PD dhe as e vendit. Nëse do të kënaqë krenarinë e tij mazokiste mund të thuhet që pjesërisht e ka realizuar atë. PD duhet të bashkohet.

Një komision nga dy anet duhet të ndertojë një platforme bashkimi e rithemelimi të vertete e jo pupulist stadiumesh. Ky komision mund të behet drejtimi i përkohshëm i PD per ta çuar atë drejt gares ! Gara e vërtetë e nxjerr liderin dhe e bashkon partinë! Personalisht çdo vendim që marr se bej per ti hyrë në qejf njeriu apo për të merzitur njeri e bej për vete dhe njerëzit aq sa janë që mund te përfaqësoj. Aty që na thonë “ejani po edhe po nuk erdhët bëjmë edhe pa ju” ju them qe detyrimin e kam vetëm per demokratet kudo që ndodhen e në veçanti për qytetaret e qarkut Lezhës që më kanë votuar.

Nuk do me shihni kurrë duke i lepirë këpucët njeriu! Nuk do me shihni duke u zvarritur apo duke u servilosur ! Nuk do më shihni duke i bërë m… marshallah. Per mua politika vlen për aq ditë sa përfaqësoj diçka! Ajo e humbet kuptimin kur kjo lidhje bie. PD sot ka nevojë për arsye, për humanizëm , ide dhe vendime të vështira por të fisme! Kjo pritet nga Basha dhe Berisha.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?