Deputeti Agron Gjekmarkaj

Gjekmarkaj: Delet humbasin padashje, arsyeja jo! Bashkimi i PD s’ mjafton, duhet lidership i ri

16 Shkurt 2023, 10:00| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 10:03

  • Share

Delet humbasin padashje, arsyeja jo!
(Fjalimi që sot se mbajta dot )

Për arsye objektive personale nuk mund të jem sot në sallën e Kuvendit ambient në të cilin arsyeja po humbet çdo ditë e më shumë kuptimin. Ajo nuk humbet si delet në pyll padashje e me pas kthehet në vathë. Ne që konsiderohemi politikanet e Shqipërisë e kemi shndërruar politiken në nocion të perbuzshëm për qytetaret për gjërat që themi, për mënyrën si i themi, për gjërat që bëjmë dhe mënyrën si i bëjmë. Shumë prej tyre na urrejnë ne dhe shumë prej nesh njeri-tjetrin. Kur fjala e fundit thuhet e para, logjika mundet dhe triumfon konflikti.

Shqipëria ka po ato kilometra katror që gjithmonë ka patur që kur u bë shtet, por popullsia e saj zvogëlohet me ritme të shpejta. Askush nuk e di me saktësi sa jemi brenda kufijve. Mbase 2,5 milionë, të ndarë në socialistë, demokratë, balliste, komuniste, legalistë, republikan, mirditor, çam, lushnjarë, peqinas, tiranas, të ardhur, vendali, indiferente, gri, liberal, konservator, moskokçares dhe plot koka që dhembin. Depresioni shoqëror vërtitet ngado. Një administratë e pastabilizuar e varur nga politika dhe partia fituese gjithmonë është konsideruar burim smire e destabiliteti.

Mungesa e stabilitetit të statusit civil është dështimi ynë i madh me dashje. Një pale që synon t’i zërë vendin një pale si përkohësi e administratës dhe egërsia e pakufi e njerëzve që luftojnë për ekzistencë. Ne i shndërrojmë qytetarët në gladiatorë. Humanizmi në këtë përballje humbet dritën e tij. Një parti i thotë; ‘me votoni mua se ju mbaj’, një tjetër; ‘mua s’u ju fus’. Mjaft syresh jetojnë me mirazhin që keqpërdorimi i publikes sjell. Opozita po përjeton ditët e saj më të këqija, por edhe të mundësive që të përballet me të vërtetat e veta për t’u ringritur. Një “shumicë” e një “pakicë” që kanë shkuar larg e mbase më larg do të jenë pas një gjyqi duke e bërë më të madhe dramën e demokratëve, por edhe të Shqipërisë.

Të dyja në kanë sy me pa e veshe me degjue kanë nevojë për njëra tjetrën. Bashkimi i Opozitës dhe i PD prej kohesh nuk mjafton, duhet më patjetër, por shumë më tepër se kaq ! Një Opozite e re, me Lidership të ri, e cila duhet të lexojë vendin e vet për të gjetur të renë që e bën fituese që jep ndryshim e shpresë kërkohet.
Eksperienca është e rëndësishme, por po aq i dëmshëm diskretitimi i saj. Opozita ka nevojë për të gjithë po më shumë për atë model Lideri që nuk rrethohet nga idiote te dobishëm besnik. Ata shkatërrojnë çdo parti, ata ja kanë bërë dhe vendit. Ata janë më të paepurit në agresivitetit në dëshirën për të mbytur çdo të re. Statusi i frikës mbretëron sublim mbi ta.

Teksa Opozita është e përfshirë në të tilla halle pushteti merr gjithçka madje edhe të drejtat e opozitës.
Arroganca e tij ka forma të shumta. Ato shfaqet me goditje halldupe aq edhe nuanca të përditshme. Një teme shumë e diskutuar është ajo e agjentit të FBI, Mgonigal, i cili po gjykohet në vendin e tij. Në këtë histori shfaqet edhe emri i kryeministrit shqiptar, i cili thirret nga Opozita që të jetë në salle për debat. Deri tani ai është shmangur. Kryeministri i ka detyrim dhe detyrë të bëjë transparencë dhe t’i përgjigjet obligimeve kushtetuese për debat me opozitën. Mbase ndodh sot po deri tash nuk ka ndodhur. E drejta e dyshimi mbetet tek Opozita.
Personalisht prej tre muajsh kam heshtur dhe kam admiruar kurajon e koleve për të folur. Shpesh me duket sikur nuk di të flas, të kuptoj dhe arsyetoj. Admiroj të gjithë kurajozët që e përkufizojnë të drejtën e tyre. Ndaj hesht dhe me pas më zgjohen shqisat.

Sot me duket sikur di të artikuloj pakogjë ndoshta distanca nga vendi në një tren europian ma jep këtë ndriçim. Nuk e pëlqej vërshëllimën e bilbilave as diversion- presionin mbi opozitën e sidomos ndëshkimet e vazhdueshme mbi të ! Nuk jam në formacionin e Sali Berishes po s’ka asnjë precedent as baz…

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fjala: 16/02/2023 13:54

    Ti si dele paske ngaterruar adrese ose je vetofruar prane lukunise se ujqerve me sherbimet e tua tipike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?