Deputeti Flamur Noka

Gjekmarkaj: Kronikë lufte, me në krye zëvendës liderin Muli

21 Dhjetor 2022, 20:13| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 20:15

  • Share

Sot pa menduar dy herë mund të thuhet që Zevendes Lideri Muli arriti apogjeun e tij. As në Grykë të Mezhgoranit dhe në Tenden e Qypit nuk është konsumuar në e tillë zulmë. Mbase heret fort nder mote në Termopile po.

Me tragjizem të dukshem i kalitur me ide të medha, me trimeri epike i priu pjesës që nuk është shitur as blerë të PD -së drejt betejes.

Jorida tendosej në pikellim por nuk qau siç ajo di ku shpirti i gjithëkujt keputet. Madje me një veshtrim të kreshperuar dhe fjalë të dlira qetesoi Luan Baçin e ndezur flakë nga padrejtesitë e epokes.

Gaz Bardhi si klerik i lartë i paqes jepte e merrte që konflikti mes stoikeve dhe të tulaturve, të futej në hullinë e paqes.

Zevendes Lideri me retorikë të hijshme ku e verteta dhe e lavdishmja shkelqenin si gjerdan fishekesh në brezin heroik luftoi derisa ra deshmor. Në fund e perjashtuan. Jeta e Lindites pas ketij akti nuk do jetë më e njëjta.

Ata e larguan nga salla po Muli është në zemrat tona qelibar i rrethuar me dashuri që s’ka vendim që i çan muret e saj si bedena. Por ato bëma dhanë efektet e veta.

Ulsiu u fut nën tavolinë dhe herë pas here pyeste a mbaroi? Jooo i gjegjej Bela dhe i fap permbysej në çast. Niko i bërë sa një grusht vuri një helmete në krye nga ato të ushtrisë qe të mbrohej nga ndonje kopaçe që mund ti vinte nga Albana. E hoqi vetem kur ja behu Margeriti e cila e keshilloi te pinte pak ujë. Pas dy gllenkave sikur u ndie më mirë. Elva pyeste veten me mermerime pse është bërë sa një grusht Niko trimi dhe nuk gjente xhevap!

Çuçi në fillim u pa ulur në karrige po me pas su vu më re, kishte dalë jashtë barkaz. Karrikja e Babos kurrë nuk kishte qënë në rrezik kesodore. Bela mbante me gajret ministreshat e frigura. Të ikim tha Ibrahimi, të shpetojë kush të mundet nga ky gazep. Ajo i tha jeta jepet po karrigia e Babos kurrë. Toni i lutej Zotit nga poshtë me psalmet e Davidit. Veshtrimi i Mulit binte mbi salle si mynxyrë. I madh e i vogel dridhej.

Etilda me tis merzie mbuluar pyeste Majkon a mos  ky është fundi i Botes apo një termet i rradhes? Eh Eh koken plot thinja tundte ish Kryeministri dhe renkonte ky eshtë fundi i tmerrshem dhe jo tmerri pa fund. Çyrbja erdhi vonë pasi lufta kishte mbaruar por ndihej ende athetira e barutit. Një ofshamë leshoi "Ah per nur të Allahut, ç'ti bëj Babos se e ka shpirtin det po kesaj binaje i dilte tymi me kohë"!  

Braçe i cili ka një vit që thotë me mbani se do hidhem nga ballkoni u madhengjye dhe vendosi të mos hidhet.

As Mimi di Puccini me berreten e saj dimerore nuk qe per fat të keq duke lë një bosh që kerkon të mbushet. Bora erdhi nga e vona dhe e kuptoi që ky është momenti i duhur për tu hutuar.

Teta Gerta pasi u shua zjarr i luftes nuk kishte asgje per te djegur po pyeste Ikonomin se çfarë do gatuaj per festa?! Kur ajo i tha gjel deti me pershesh një hukame gezimi ktheu jeten mes nesh!! Atehere kur nuk pritej Babo erdhi i perzhitur nga plaget që të vetet kishin marrë. Xhelali ngrohej nga flaket që na perpinë. Kollarja dhe shamiza e re e Dash Sules nuk ranë në sy dhe estetika mori plaget e veta. Lufta e kesaj dite na ka ndryshuar pergjithmonë. Salianji erdhi me vonese. I thashë historia të kaloi pranë po ti mungove atë çast!! Tao po bërë asgjë mbet deshmitar i saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halit: 22/12/2022 09:35

    Ore mire e ka shkruar se kur ben edhe muli si inforte mos ngelte kush ne kembe pastaj. Sa te kete Allarajt dhe ca teima qe mban me vete veshtire te bjere muli dhe U Rexhepi. Ha habha ha nul mika totalisht injorant

    Përgjigju
  • Kaso: 22/12/2022 02:54

    Ja dhe shembulli me domethenes sesi robi shendrrohet nga i "pavarur" ne gastor te neveritshem per sistemin mafioz Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?