Sport

'Gjelat nuk këndojnë', Ukraina tenton sonte të përfitojë nga Franca! Holandës i vlen vetëm fitorja, Danimarka për rekorde

4 Shtator 2021, 10:10| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 11:50

  • Share

Momentin jo që po kalon, Franca kampione bote, do të synojë t’i jap fund sonte në përballjen me Ukrainën që është e pesta për kualifikueset e Botërorit. Edhe pse ‘gjelat’ vijnë pas eliminimit nga Europiani, por mbi të gjitha një barazimi me Bosnje-Hercegovinën 3 ditë më parë, udhëheqin ende grupin kualifikues me 8 pikë, 4 më shumë se Ukraina e vendit të dytë.

Kjo e fundit ka marrë 4 barazime në 4 ndeshjet kualifikuese dhe pavarësisht se sonte në orën 20:45 ka përballë Francën synon fitoren e parë në grup, duke parë që ‘gjelat’ prej kohësh nuk po kakarisin. Deschamps nuk do ketë të disponueshëm në këtë transfertë për shkak dëmtimi futbollistë si Kante dhe Mbappe, ndërsa Kounde do të mungojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundit. Edhe Ukraina e Baysufinov është e dënuar të luajë pa yllin Zinchenko që është me kartona, ndërsa Buschan, Trubin dhe Dovbyk janë të dëmtuar.

Ndërkohë edhe Holanda duhet të tregojë dhëmbët sonte në shtëpi në përballjen me Malin e Zi, pasi në të kundërt rrezikon të humbasë terren në një grup shumë të ndërlikuar. ‘Tulipanët’ janë në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Mali i Zi, por vendin e parë e mban Turqia me 8 pikë, që sonte luan kundër Gjilbratarit dhe mund të llogaritet si fitore të paktën në letër.

Për Hoalndën e Van Gal mungon vetëm mbrojtësi Blind për shkak kartonash, ndërsa te Mali i Zi Jovetic është i dëmtuar.

Me interes për të thelluar rekordin pritet edhe Danimarka, pasi nordikët në 4 ndeshjet e para kanë 4 fitore. Të pakta janë gjasat që sonte mos ta bëjë të pestën, pasi kalendari i vë përballë Ishujve Faroe në transfertë. Në grupin e Danimarkës në vendin e dytë është Izreali, që deri më tani ka grumbulluar 7 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?