Gjellë e shpejtë tigani nga zonja Albana, plot shije e përgatisni në çast

25 Qershor, 11:50| Përditesimi: 25 Qershor, 11:51

  • Share

Gjellë e shpejtë tigani

Përbërësit:

  • 2 patate të mëdha
  • 1 qepë mesatare
  • 3 domate mesatare
  • 1 spec
  • 4 vezë
  • 1 tufë kopër
  • Vaj luledielli
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë perimet dhe i presim në kubikë. Fillimisht skuqim patatet në vaj, më pas i kalojmë në një pjatë dhe në të njëjtin vaj skuqim qepët dhe specat. Më pas shtojmë domatet, pak sheqer e kripë dhe i përziejmë. Pasi domatet të jenë zbutur, shtojmë patatet në tigan, i përziejmë dhe bëjmë 4 gropëza në të cilat thyejmë vezët. Mbulojmë tiganin dhe e lëmë gatimin derisa vezët të mpiksen. E spërkatim me kopër dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?