Gjendet e vdekur në një kanal studentja meksikane, policia gjermane vazhdon hetimet

7 Gusht 2023, 15:39
  • Share

Një studente 24-vjeçare meksikane, María Fernanda Sánchez, është gjendur e vdekur në një kanal në Gjermani. Policia gjermane me bazë në Berlin ka njoftuar se do të kryejë një ekzaminim pas vdekjes në trupin e studentes.

María Fernanda Sánchez ishte zhdukur në kryeqytetin gjerman, ku po studionte për master, më 22 korrik. Por, një person ditën e shtunë i cili kishte dalur për shëtitje kishte gjetur trupin e saj në lagjen Adlershof.

Qindra njerëz i ishin bashkuar kërkimit, po ashtu edhe polica kishte lëshuar një njoftim kërkimi për të. Policia tha se 24-vjeçarja ishte larguar nga rezidenca e saj studentore në juglindje të Berlinit më 22 korrik.

Prindërit e Sánchez filluan të shqetësoheshin kur nuk mundën ta takonin atë të nesërmen dhe fluturuan për në Berlin për t'iu bashkuar kërkimit për vajzën e tyre. Laptopi dhe celulari i saj u gjetën në dhomën e saj.

Miq, kolegë dhe studentë shpërndanë fletushka në të gjithë qytetin me foto dhe të dhënat e studentes.

Policia gjermane deklaroi se kishte indikacione se Sánchez, pseudonimi i së cilës ishte Maffy, ishte "në një situatë psikologjike" në momentin e zhdukjes së saj. Ata deklaruan se kishin marrë 120 lajmërime për këtë rast.

Babai i saj deklaroi për mediat në Meksikë se vajza e tij kishte qenë në Berlin për rreth pesë muaj, po ashtu edhe miqtë e saj deklaruan se ajo ishte shumë pozitive dhe kishte plane të ndryshme për të ardhmen.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?