Gjendet i pajetë 30 vjeçari shqiptar në Itali, mister rrethanat e vdekjes

16 Tetor, 15:20| Përditesimi: 16 Tetor, 15:21

  • Share

Një 30 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në San Tammaro, provinca e Casertas, Itali.

I riu ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar në një lokal deri rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi, raportojnë mediat e huaja. Trupi i tij u gjet i shtrirë në dysheme.

Aktualisht, rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta dhe policia po heton për të zbuluar më shumë detaje. 

Trupi i viktimës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të verifikuar nëse ka ndonjë element të mundshëm kriminal.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?