VIDEO/ Gjendet në Londër, Ferrari i vjedhur në Itali 28 vite më parë! Historia e makinës së zhdukur në 1995

5 Mars, 14:29| Përditesimi: 5 Mars, 14:36

  • Share

Policia britanike gjeti Ferrarin e vjedhur që i përkiste ish- kampionit të Formula 1, Gerhard Berger.

F512M Testarossa ngjyrë e kuqe, me vlerë më shumë se 350,000 £, u vodh në Imola të Italisë në vitin 1995 dhe ishte gjetur pak ditë më parë. Madje atëherë piloti austriak kishte tentuar të ndalonte hajdutët, duke i ndjekur pas.

Pasi kishin bërë denoncimin nuk kishin pasur më asnjë lajm deri në janar të këtij viti kur Policia Metropolitane e Londrës mori një lajmërim nga Ferrari, i cili kishte kryer kontrolle në një makinë të blerë nga një blerës amerikan përmes një ndërmjetësi në Britaninë e Madhe në vitin 2023. Hetimet zbuluan se ishte një automjet i vjedhur.

Hetimet zbuluan se makina ishte dërguar në Japoni menjëherë pas vjedhjes dhe ishte kthye në Mbretërinë e Bashkuar vetëm në vitin 2023. Megjithatë ende nuk ka një arrestim për këtë ngjarje.

Janë prodhuar vetëm 500 makina Ferrari të këtij lloji.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?