Shkelqim Kastrati

Gjermania e kërkon prej 4 vitesh për vrasje në një klub nate, Gjykata e Lartë jep 'ok' për ekstradimin e kosovarit Shkëlqim Kastrati

24 Dhjetor 2020, 15:15| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 15:18

  • Share

Gjykata e Lartë Shqiptare, ka vendosur të miratojë ekstradimin në Gjermani të Kosovarit, Shkëlqim Kastrati, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim prej dhjetorit 2017 nga gjykata e Villingenit në Gjermani, pasi rezulton se ai ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë.

Vendimi që lejon ekstradimin e Shkëlqim Kastratit në Gjermani është marrë dy ditë më parë në gjykatën e Lartë, duke urdhëruar që ky shtetas të transportohet menjëherë në Gjermani, sapo të ketë përfunduar dënimin e marrë në Shqipëri, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.

Sipas dosjes hetimore, Shkëlqim Kastrati me origjinë nga Kosova, është implikuar në një ngjarje të rëndë në Gjermani, ku si pasojë e një konflikti me punonjësin e sigurisë së një klubi nate, e ka qëlluar këtë të fundit me pistoletë duke e dëmtuar rëndë. Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka mundur t'i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek antiplumb.

Ndërkohë pas krimit të rëndë, Shkëlqim Kastrati, është larguar menjëherë nga Gjermani, duke u strehuar në Shqipëri. Autoritet e drejtësisë nxorën mandat arresti për Kastratin, por nuk mundën ta lokalizonin dhe arrestonin brenda territorit Gjerman. Shkëlqim Kastrati u arrestua nga Policia Shqiptare në muajin Maj 2019, ku ndalimi i tij është kryer në ambientet e një palestre fitnesi. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën me qira ku jetonte Kastrati në rrugën e Durrësit, policia e Tiranës, i gjeti dhe sekuestro një armë zjarri, plumba dhe një sasi kanabis.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?