Sport

Gjermania kualifikohet në Botëror, Holanda bën goleadë, Rusia i merr vendin e parë Kroacisë në grupin H

12 Tetor 2021, 09:39| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 11:23

  • Share

Gjermania është skuadra e parë që siguron kualifikimin në Botërorin “Katar 2022”. Gjermania siguroi biletën për në Kupën e Botës pasi u hakmorr ndaj Maqedonisë së Veriut duke fituar 4-0 në transfertë. Skuadra e Flick kap Botërorin dy ndeshje nga fundi pasi e kryeson grupin J me 21 pikë në 8 ndeshje dhe nuk arrihet nga vendi i dytë. Ndaj Maqedonisë çdo gjë u vendos në pjesën e dytë ku për gjermanët shënuan Haverc, dy herë Verner dhe Musiala. Rumania mundi minimalisht Armeninë dhe mori vendin e dytë në grup.

Ndaj Gjibraltarit Holanda bëri goleadë dhe është shumë pranë kualifikimit në Botëror. Tulipanët fituan 6-0 dhe mbajnë vendin e parë në grupin G me 19 pikë dy më shumë se vendi i dytë. Në pozitën e dytë është Norvegjia që mposhti 2-0 Malin e Zi.

Surpriza e mbrëmjes erdhi në grupin H ku pati rrotacion në kryesim dhe Rusia i mori vendin e parë Kroacisë. Kroatët nuk shkuan dot më shumë se barazimi 2-2 ndaj Sllovakisë ndërsa Rusia fitoi 2-1 në Slloveni. Rusia pas 8 ndeshjesh mban vendin e parë me 19 pikë e Kroacia ka dy më pak. Ndërsa në grupin E Çekia e Uellsi që “luftojnë” për vendin e dytë i fituan ndeshjet respektive./Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?