Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama

Opinion

Gjermania ndërhyn në debatin mbi Minishengen

12 Gusht 2021, 08:30| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 08:40

  • Share

Rikthehet sërish në vëmendje çështja e Minishengenit ballkanik. Pas debateve të shumta sidomos mediatike nga dy anët e kufirit Shqipëri – Kosovë pas nënshkrimit në Shkup të “Open Balkan” nga tre shtete të rajonit, vjen një përgjigje për mediat e Kosovës nga qeveria gjermane që shprehet se e mbështet hapur këtë iniciativë të re. Zëdhënësi i kësaj qeverie deklaroi se “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal".

Përgjigja është e drejtpërdrejtë dhe nuk lë asnjë hapësirë keqkuptimi dhe duket si një kovë me ujë në debatin e ndezur por të padobishëm se Shqipëria ka devijuar nga projekti mbi Procesin e Berlinit dhe se është bërë palë me armiqtë e në dëm të Kosovës. Për ta ritheksuar më qartë, zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë shprehet se: “Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale”.

 Procesi pra është i njëjtë dhe komplementar përsa i përket angazhimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Madje sipas qeverisë gjemane, përpjekjet e nisura “duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”. Prononcimi i zëdhënësit të qeverisë gjermane ndonëse ka si fokusim iniciativën e “Open Balkan”, duket sikur është bërë enkas mbi debatin e kohëve të fundit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe pozicionimi i Gjermanisë në këtë rast është dukshëm i qartë.

Atëherë të ngremë ca pyetje pas gjithë kësaj gjullurdie pseudopatriotike: a kish ndonjë devijim Shqipëria apo qeveria e saj në iniciativat rajonale apo po përmbushte angazhimet e ndërmarra dhe interesat e vendit të saj? Kush dhe pse nuk u përmbahet detyrimeve, por vijon të harxhojë kohë për vendin duke u tërhequr në debate mbi të tretë, siç është Serbia? Kujt i intereson kjo polemikë dhe çfarë vlerash ka një garë se kush është më patriot kur ai është shterpë dhe nuk sjell asgjë në magjen e ekonomisë së qytetarëve dhe të interesave të vendit?/Fjala.al

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 12/08/2021 19:56

    bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës .... kjo ktu thjeshte thote qe nuk e keni permbushur ate kusht. Kurre nuk do kete bashkpunim me derrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?