Goli i Kroos

Botërori 2018/ ‘Shpëtimtari’ Kroos mban gjallë shpresat e Gjermanisë, 2-1 me Suedinë

23 Qershor 2018, 12:23| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 22:17

  • Share

Kampionia në fuqi së kupës së botës, Gjermania, pati një përballje të vështirë më Suedinë, por në fund arriti të fitojë me rezultatin 2-1. Suedezët kaluan të parët në avantazh, me një gol të Toinvonen në 32’ të pjesës së parë. 45 minutat e para u mbyllën me këtë rezultat, duke lënë në ankth ekipin dhe tifozët gjermanë.

Në pjesën e dytë u pa një Gjermani më aktive në fushën e lojës, ku në minutën e 48 Marco Reus gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat. Sfida vijoi me tension dhe përpjekje nga të dyja skuadrat, ku në minutën e 82 Boateng u detyra të lërë fushëne blertë pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutat shtesë, me anë të një goli fantastik Kroos shpëtoi gjermanët duke fitur 2-1. Gjermania është tani në kuotën e tre pikëve, po aq sa  Suedia.

Botërori 2018/ Kross bën mrekullinë në fund, Gjermania përmbys Suedinë
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?