Sociale

Gjesti i jashtëzakonshëm i qytetarit në Valbonë, ndërton ura me pemët e rrëzuara, për t'i lehtësuar kalimin turistëve (VIDEO)

3 Qershor 2021, 21:35| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 21:38

  • Share

Ujëvara e Valbonës është një nga vendet më frekuentuara nga turistët e huaj apo edhe vendas, por shpesh herë për të shkuar deri në këtë destinacion nga fshati  Rrogami i Valbonës, turistët hasin në disa vështirësi nga rrjedhja e përrenjve, të cilët here pas here janë të rrëmbyeshëm dhe shtegu dëmtohet.

Nor Hysaj, nga Valbona, ka marrë nismën e tij vullnetare, pa mbështetjen e askujt, për të ndërtuar ura provizore për kalimtarët që ecin në këtë shteg.

Ai ka përdorur pemët e rrëzuara nga ortekët për të ndërtuar shkallë në formë ure, që lehtësojnë kalimin e vizitorëve.

1622748131_ujvaratropojes.jpg

Komento

Komente

  • Iris: 04/06/2021 03:36

    Ja nje njeri i mire,punetor duar-arte,i palodhur e bamires.Ndryshe nga disa te tjere qe do te preferonin me mire t'i harxhonin energjite ne bar-kafe,ose duke kultivuar kanabisin,ose duke xhiruar rrotat ,ky zoteri ka preferuar te ndihmoje komunitetin ne menyre te thjeshte e te ndereshme,pa buje,pa foto e video on-line.Thjesht nje akt human.

    Përgjigju
  • meri: 03/06/2021 23:55

    Vetem,Akrrobatet e Cirkut , mund te kalojne ne keto Ura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?