Politikë

Gjiknuri me banorët në Vlorë: Do përmbyllim procesin e certifikatave të pronësisë! Votoni për të çuar deri në fund projektet e nisura

11 Prill 2021, 10:33| Përditesimi: 11 Prill 2021, 11:23

  • Share

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri tha se në mandatin e tretë  do të përmbyllen  proceset e nisura në  fushën e legalizimeve për banesat e banorëve të zonave informale. Gjatë një takim me banorët në Vlorë, Gjiknuri tha se ky qytet do të jetë qendra më e rëndësishme e investimeve.

“Këto zona tuaja janë edhe zona që një pjesë janë periferike, janë dhe zona të cilat janë bërë pjesë e qytetit pas viteve 90-të. Do të thotë se ka edhe probleme të shumta infrastrukturore, ka probleme me legalizimet, ka probleme të tjera infrastrukturore që kërkojnë investime qoftë nga qeveria, qoftë nga bashkia, ndaj roli im si drejtues politik është të jem aty ku është zona më e vështirë. Prandaj kam zgjedhur zonat rurale, për të qenë pjesë e nxitjes së proceseve këtu”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri sqaroi se mandati i tretë do të jetë mandati i përfundimit të punëve të nisura, i implementimit të strategjive dhe projekteve transformuese për Vlorën.

“Duhet të shpërblehen njerëzit që kanë bërë punë, dakord nuk i kanë bërë të gjitha, thanë dhjetë dhe bënë tre por nuk mund t´ja japësh mundësinë atij që nuk ka bërë asgjë, e që premton se do të bëjë një qind punë. Unë them se me këtë gjuhë duhet folur se me gjithë këto projekte të nisura duhet të shkojnë deri në fund, pasi po bëhen gjëra të mëdha. Vlora do të jetë qendra më e rëndësishme e investimeve. Kështu do të gjenerohen më shumë të ardhura edhe për bashkinë, e cila do të ketë mundësi të investojë më shumë për zonat rurale. Nga ana tjetër, ne mbështetjen e kemi pasur nga qeveria, nga Kryeministri. Kush do ti bëjë këto, ata që kanë bërë gjithë këto projekte që  i kanë  nisur apo ata që nuk kanë bërë asnjëherë?! Vjen Lulëzim Basha thotë që do të dyfishojë ekonominë, po kush e ha këtë, njerëzit binden nga programet elektorale që janë të realizueshme.  Edi Rama e ka treguar me vepra se e ka dashur këtë qark”, tha Gjiknuri.

Ora 11:19
Gjiknuri në rajonin nr.5 në Vlorë: Mandati i tretë për të mbaruar punët e  nisura! PD dhe LSI nuk ofrojnë asgjë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 5 të qytetit. Teksa është ndalur në projektet për të cilat tha se kanë transformuar zonën, Gjiknuri shtoi se mbështetja për PS-në do të jetë votë pro zhvillimit dhe vijimit të projekteve.

“Kam zgjedhur ta mbuloj vet këtë njësi pasi ka nevojë për vëmendje më shumë, ka nevojë për më shumë investim sepse janë zona periferike. Janë zona që janë krijuar vonë pas viteve 90 dhe kanë  nevojë për një vëmendje të veçantë dhe unë si drejtues politik kam përgjegjësi më të madhe se kolegët e tjerë që ne ti realizojmë këto gjëra. Na duhet mbështetja për Partinë Socialiste dhe Qeverinë. E duam këtë mandat për të mbaruar punët e nisura në Rrugën e Lumit të Vlorës, se shumë  prej jush mund të  jenë edhe prej asaj zone. Më parë as nuk ju binte ndërmend të shkonit në këto fshatra, ju keni ikur nga fshati se ishte aq larg sa dukej sikur shkoje në një shtet tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa është ndalur edhe te oferta politike e kundërshtarëve politikë, Gjiknuri tha se vlonjatët duhet të votojnë ata që u janë në krah dhe që ju dalin zot për punët e nisura dhe zhvillimin e zonës.

“Krahu tjetër nuk ofron asgjë. Lulëzim Basha është njeri i provuar, ka mungesë totale të lidershipit dhe vendimmarrjes, sa dhe këto lista i bëri me hile. Çoi më shumë kandidat në lista, vetëm të gënjejë njerëzit, t‘ju thotë ju futa emrin në listë. Po ka një gjë të mirë që ka thënë ai Ilir Meta është se Lulëzim Basha gënjen dhe për orën. Megjithëse tani janë bërë bashkë, vjen Presidenti ti japë përgjigje Ramës nga Vlora. Kanë humbur identitetin politik, LSI-ja nuk përfaqëson asgjë këtu, nuk e di për çfarë kërkojnë vota në Vlorë, ata nuk kanë asnjë kandidat nga Vlora. Ndërkohë që ne kemi një ekip të lidhur me këtë qytet”, u shpreh Gjiknuri.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lagja kushtrimi: 12/04/2021 01:16

    Premtime boshe ,voten e keni mar gjithmon nga ne ,por asnj rruge t shtruar nuk ka ne t gjith rajonin ,vetm gropa edhe balt ,kt her mos kerkoni m asgj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?