Gjiknuri: Reforma zgjedhore
mund të mbyllet në prill

18 Prill 2012, 13:19| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi socialist Damian Gjiknuri shprehet optimist se reforma zgjedhore mund të përfundojë brenda këtij muaji. Gjiknuri shton se PS pret një konsensus më të gjerë për rishikimin e sistemit zgjedhor, të kërkuar nga partitë e vogla.

 “Po punojmë intensivisht. Reforma zgjedhore i ka të gjitha mundësitë që brenda këtij muaji të përfundojë. “- deklaroi Gjiknuri për gazetarët në një prononcim pranë kryesisë së Kuvendit. Lidhur me kërkesën për rishikimin e sistemit zgjedhor të kërkuar nga partitë e vogla, Gjiknuri tha "Presim një konsensus më të gjerë për rishikimin e sistemit zgjedhor. Presim një propozim të gjithë pranuar.”

Gjiknuri tha se numërimi elektronik do të jetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen në 2013 dhe se javën tjetër Komisioni do të diskutojë në lidhje me cështjen e KQZ-së
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?