Gjikondi në Report Tv: Gjuha fyese e Kryemadhit ndaj grave e përsëritur! Gjonaj të bëhet shembull dhe të ngrejë padi

25 Shkurt 2020, 19:19| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 10:13

  • Share

TIRANË- Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nuk e vlerëson për punën e saj në krye të dikasterit të drejtësisë, por si aktiviste dhe si grua Brizida Gjikondi shprehet se qëndron fuqishëm në krah të saj, duke e konsideruar si të patolerueshme fyerjen nga ana e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Reagimi më i mirë për Gjikondin që Gjonaj duhet të bëjë përballë kësaj gjuhe vulgare të përsëritur nga numri një i LSI-së, është të ngrejë padi, për të dhënë një shembull për gratë e tjera në radhë të parë si qytetare dhe më pas si ministre e drejtësisë.

"Rasti i ministres së drejtësisë është shumë i rëndë. I njëjti person sulmon shumë gra të politikës, duhet të ketë procedim penal. Nëse ministrja Etilda do bëjë atë funksion që ka, duhet të procedojë ligjërisht ndaj këtyre ofendimeve. Duhet të bëj detyrën e saj si qytetare dhe më pas si ministre. Nuk është hera e parë që Gjonaj sulmohet personalisht dhe kjo është gjëja më e rëndë, nuk është ministrja më e mirë që ka pasur ai dikaster, sulmi në anën personale është precedent i rrezikshëm. Nuk është hera e parë që sulmohet po nga gra, goditje e ulët dhe jo e ndershme. Tjetër gjë kur e godet profesionalisht, tjetër gjë personalisht. Nuk ndodh me gratë e PD-së, por vetëm nga LSI me personazhe të dorës së dytë për sulmuar", tha Gjikondi.

E ftuar në hapësirën e të ftuarit në edicionin qendror në Report Tv, Gjikondi nuk ka qenë dakord as me delaratën që disa shoqata kanë bërë ditën e sotme, me argumentin se nuk ishte një reagim për rastin konkret, por shumë i përgjithshëm.

"Deklarata e shoqatave, nuk jam dakord me të, duhet të flisnin vetëm për këtë rast. Duhen ndarë gjërat", tha Gjikondi, ku preku edhe mënyrën e funksionit të këtyre organizatave, sipas së cilës "qëllim kryesor" kanë sigurimin e fondeve, shpesh janë edhe të ndikuara politikisht. "Shoqata në shumë raste të pozicionuara politik dhe vegël e tyre dhe besoj që më shumë kauzë ka marrjen e fondeve se sa një punë konkrete, prandaj. Po të kishe një shoqëri civile të pavarur do kishte më integritet", tha ajo përballë gazetarit.  

Në një aspekt më të gjerë, për Gjikondin kjo gjuhë e urrejtjes ndaj grave vjen për shkak se këto të fundit shpesh katapultohen në pozicione të rëndësishme dhe nuk i fitojnë ato me meritë. Megjithatë, ky fenomen jo pak i përhapur në Shqipëri, shton Gjikondi nuk legjitimon gjuhën vulgare apo ofendimet në rrafshin personal ndaj tyre.

"Të dilnin gratë e tjera ministre edhe pse ka falsitet emërimi, duhet të ishin të parat që duhet të reagonin. Po të kishte një hierarki vlerash që të merrte ministre, gra pa moral profesional prandaj pranojnë të fyen të falin, reagojnë prandaj falin se listat e mbyllura ka sjellë këtë produkt fals", përfundoi Gjikondi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raul: 26/02/2020 07:08

    Shefja e haremit fashist te Jales Nafije fallxhorja e leshelise ne ditet me te zeza te saj, i kane mbetur vetem sharebajgat e haremit dhe lristat naziskine

    Përgjigju
  • Tir: 26/02/2020 03:35

    Bravo si gjithmone Zj Gjikondi. Monika “ Sianuku” eshte femra e kacurrelit dhe e lokaleve qe studente, ndaj ajo duhet vene ne shpatulla pas muri sa me pare, jo vetem nga ministrja ne fjale, por nga te gjithe ata( ato) qe kjo hajdute ka ofenduar.,

    Përgjigju
  • Roni: 25/02/2020 21:56

    Monika eshte nje pleher e pa pare nga ato qe e kane shkaterruar shoqerine shqiptare.

    Përgjigju
  • Rajl: 25/02/2020 21:35

    Gjuha e Nafije dybekut eshte gjuhe sharebajge haremi

    Përgjigju
  • redi: 25/02/2020 19:49

    Gjonaj eshte grua e ndershme dhe me edukate dhe nuk mund ti pergjighet Kryemadhit me te njehten gjuhe.Rruga me drejte eshte padia ne gjykate per fyerje te personit publik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?